Një incident sapo ka ndodhur në Hipotekën e Vlorës.
Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” se kreu i Hipotekës është konfliktuar fizikisht me një qytetar.
Mësohet se konflikti mes kreut të Hipotekës dhe qytetarit ka ndodhur për regjistrimin e një prone në bregdet.
Drejtuesi i Kadastrës, nuk ka pranuar të regjistrojë pronën, duke pretenduar se është e paligjshme.
Mësohet se ka nisur edhe debati i ashpër mes tyre. Deri më tani, nuk ka raportime për dhunë fizike të ushtruar, ndërsa thuhet, se si qytetari, por edhe drejtuesi i Kadastrës, nuk kanë bërë kallëzim penal për incidentin në fjalë.


