• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMET NË BASHKI/ Përplasjet për paratë e kanaleve në Lushnje, një prej tenderave u bllokua nga KPP dy herë (DETAJET)
Home
Breaking News

ARRESTIMET NË BASHKI/ Përplasjet për paratë e kanaleve në Lushnje, një prej tenderave u bllokua nga KPP dy herë (DETAJET)

8 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Përplasja e kanalit të ujitjes Bishqethëm, për të cilin SPAK ka kryer hetime e më pas arrestoi 11 persona, mes tyre kryebashkiaku i Lushnjës, duket se nuk ka qenë i vetmi tender problematrik në këtë bashki.

Ka një tjetër tender tjetër, ai për sistemin në Krutje me vlerë 15 milionë lekë i cili është bllokuar dy herë nga KPP. Në vazhdimësi bashkia skualifikonte kompaninë me vlerën më të ulët, kompani e cila është e njëjta me atë të tenderit që është marrë SPAK, Avduli dhe Bahas shpk Ndërkohë që fitues bashkia Lushnjë nxirrte gjithmonë Euro-Alb shpk, administratori i të cilit u vu në pranga këtë të mërkurë.

Ndërmarrja e Pasurive Publike Lushnje ka hapur në maj të vitit 2019 procedurën për rehabilimitin e kanalit ujitësnë njësinë administrative Krutje me fond limit 15 milionë lekë. Në garë morën pjesë 5 subjekte, 4 prej të cilave u skualifikuan duke lënë vetëm kompaninë Euro-Alb shpk me ofertën më të lartë prej 14.7 milionë lekësh. Ky vendim është kundërshtuar nga bashkimi i operatorëve “Avduli” & “Bahas “shpk për probleme me kamioncinat dhe ankimimi ka përfunduar deri në dyert e Komisionit të Prokurimit Publik.  E njëjta procedurë është përsëritur edhe një herë.  Kështu, KPP ka shmangur nënshkrimin e kontratës nga oferta më e lartë e paraqitur nga Euro-Alb shpk dhe fitues është shpallur bashkimi i operatorëve ankimues.

Pjesë nga dokumentacioni i tenderit

Ndërkohë që një tjetër tender është denoncuar në Bashkinë Lushnje. Bëhet fjalë për tubacionet e stacionit të pompimit Gajde me vlerën 157.6 milionë lekë të reja. Sipas  dokumenteve një procedurë për ‘Rikonstruksioni e linjës kryesore të furnizimit me ujë nga stacioni i pompimit Gajde në stacionin e pompimit Toshkëz është hapur në mars të këtij viti me një fond limit 157.6 milionë lekë të reja. Pjesëmarrëse rezultojnë tre kompani, dy prej të cilave janë skualifikuar nga ujësjellës kanalizime Lushnje me argumentin se nuk plotësonin kriteret. Kështu i vetmi i mbetur në garë e automatikisht i shpallur më pas edhe fituesi është kompania Shkëlqimi 07 sh.p.k me ofertën prej 154 milionë lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERSONAT NË "LISTËN E ZEZË" TË DASH/ media amerikane: Shumë zyrtarë kanë kërkuar informacione se mos janë në shënjestër, ja pse e pëson edhe familja
Previous article "PASHË LOT GËZIMI NË TAKIMIN BABË E BIR"/ Gazetarja rrëfen pas gjetjes së të miturit: Ja çfarë më tha për gruan që e shfrytëzonte

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË FIER/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË FIER/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter Aktualitet

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT