• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“THYHEM XHAMAT DHE HYMË NË BANESË. GRUAN E PLAGOSUR…”/ Rrëfimet e trishta nga ngjarja e rëndë në Malësi të Madhe
Home
Aktualitet
Kronikë

“THYHEM XHAMAT DHE HYMË NË BANESË. GRUAN E PLAGOSUR…”/ Rrëfimet e trishta nga ngjarja e rëndë në Malësi të Madhe

8 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Katër ditë pas ngjarjes së rëndë së rëndë në Velipojë, ku si pasojë e shpërthimit të bombole gazi u plagosën rëndë katër anëtarë të familjes Gjoka, ngjarje të tilla përsëriten sërish në qarkun e Shkodrës.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Palvar në Njësinë Administrative Qendër të Malësisë së Madhe. Kryefamiljarja e familjes Kukaj pësoi djegie të shumta si pasojë e flakëve që shpërthyen në kuzhinën e banesës së saj.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë në familjen Kukaj u regjistrua rreth orës 06:00 të mëngjesit të djeshëm, kur Sadete Kukaj ishte ngritur për të përgatitur mëngjesin për bashkëshortin dhe djalin. Sapo ka ndezur shkrepësen për të për përgatitur ushqimin në bombolën pesëkilogramëshe, kanë shpërthyer flakët e zjarrit.

Për pasojë, ajo ka marrë djegie të shumta në pjesën e krahut, gjoksit dhe fytyrës.

Gruaja u dërgua me urgjencë për në Spitalin e Shkodrës dhe më pas për në Repartin e Djegieve në Tiranë. Nga zjarri ka djegie të shumta të orendive shtëpiake në pjesën e katit të parë të ndërtesës. Drejtori i Zjarrfikësve të Shkodrës, Agron Dibra tha se në vendin e ngjarjes kishte një bombol gazi pesëkilogramëshe.

“U konstatua se një bombol pesëkilogramëshe, e cila përdoret për kampingje kishte bërë rrjedhje gazi gjatë natës. Dhe në momentin e ndezjes, e gjithë dhoma është përfshirë nga flakët”, theksoi ai. Dibra tha se në raste të tilla ndërhyrja është e vështirë.

“Gjithmonë kur ka bombola gazi ndërhyrja është e vështirë, pasi pasojat mund të jenë katastrofike. Bombola nuk kishte shpërthyer. E mbyllëm atë dhe e nxorëm jashtë”, theksoi ai.

Kreu i zjarrfikëses së Shkodrës u shpreh se bombolat janë të kolauduara, ndërsa bëri apel që bombola të tilla të mos përdoren në banesa.

“Bombolat janë të gjitha të pakolauduara. Aq më tepër bombola të tilla për kampingje nuk duhet të përdoren në ambiente familjare. Prandaj u bëj thirrje që të kenë kujdes me bombolat e gazit dhe t’i marrin të kolauduara”, shtoi Dibra.

DËSHMITË

Kanë qenë fqinjët e familjes Kukaj ata që kanë ndërhyrë të parë pas shpërthimit të zjarrit në banesën e tyre duke bërë të mundur nxjerrjen jashtë të kryefamiljares. Fqinji i identifikuar si Ymer Brahimaj ka shpjeguar se si ndodhi ngjarja dhe se si i nxori nga shtëpia djalin dhe të ëmën.

“Kam qenë duke mbushur ujë dhe më thirrën. Kam thyer xhamin dhe derën. Mendoja për djalin. Hipa prej shkallëve te dhoma sipër, por nuk munda të hyj për shkak të tymit. Mora zorrën e ujit dhe po e hidhja në kuzhinë”, tha fqinji.

Ai shtoi se të zonjën e shtëpisë e kishte gjetur rastësisht.

“Zonjën e shtëpisë e kemi gjetur në tokë të shtrirë. Nuk e kemi parë për shkak të tymit, por e kemi hasur me këmbë”, deklaroi ai, duke shtuar se nuk kishte dëgjuar asnjë shpërthim, por vetëm tymin nga flakët.

Vëllai i të plagosurit tha se motra e tij ka qenë duke bërë mëngjesin. Ai shtoi se djegien më të madhe e ka pasur në pjesën e krahut, si dhe është asfiksuar. I moshuari deklaroi se e plagosura ishte në gjendje stabile në spital.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EURO 2020"/ Nuk është portieri Shmajkëll, UEFA zgjidh lojtarin e ndeshjes Angli-Danimarkë
Previous article MBI 28 MILIONË LEKË DHURATA CASH/ Prokurori i Shkodrës Arben Smaçi sot në Vetting

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT