Ndonjëherë nuk na duhet fare të bëjmë dieta spartane e të ushqehemi me gjethe sallate e ujë. Ka ca sekrete edhe kjo punë. Për shembull, mjafton të zbulosh se cilat janë produktet që të shëndoshin apo të fryjnë dhe ja ku u bë. Fiks të njëjtën gjë ka bërë dhe Kryeministri Rama. Produktet që ka dënuar me eliminim janë buka dhe djathi, që nuk shfaqen më prej kohësh në tryezën e tij. Vetëm kaq. As dietë e rreptë e as orë të tëra djersitje në palestër. Dhe ja rezultati. Më i hollë, më në formë. Paska qenë e thjeshtë fare. Bukë e djathë!




