Trupi i pajetë i një personi është gjetur paraditen e sotme në aksin Lushnjë-Fier. Sipas raportimeve paraprake, trupi i pajetë u gjet nga kalimtarë të rastit që kanë njoftuar më pas policinë.
Foto nga vendi i ku u gjet trupi i pajetë
Viktima është i seksit mashkull dhe dyshohet se mund të jetë përplasur nga ndonjë makinë. Policia dhe një ambulancë kanë bërë transportimin e viktimës në morg ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes. Nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Njoftimi paraprak i Policise Lushnje
Në datën 29.10.2017, rreth orës 11:00, në tokat e fshatit Kolonjë, Lushnje, në një kanal vaditës, është gjetur nga banorë të zonës një shtetas i vdekur, i seksit mashkull, rreth 65 vjeç.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.





