Nëse keni parë klipin e këngës ‘Çelsi i zemrës’ dhe e vetmja gjë që ju ka tërhequr vëmendjen kanë qenë fjalët e Xhensilës dedikuar Besit, ka diçka që nuk shkon me ju. Sepse këngëtarja nuk ka veshur kot një pallo gati 4000 dollarë, vetëm që ju t’ja shumëzoni me zero.
Ju duket e njohur palltoja e kuqe oversize që Xhensila mban veshur në momentin që del dorë për dore me Besin në borë? Pikërisht ajo pallto, por në ngjyrë bezhë, ka qenë zgjedhja e shumë personazheve publike, kryesisht e Kim Kardashian që e ka veshur masivisht në shumë prej daljeve të saj publike.
‘Teddy Bear Icon Coat’ e Max Mara-s kushton 3,590 dollarë, por mund të gjendet edhe më lirë falë uljeve të aplikuara.
Dhe duke parë Xhensilën si përkëdhelet me të, është një blerje e zgjuar. Pse budallaqe është Kim Kardashian?





