Bombolat e gazit janë cilësuar të rrezikshme, pasi një defekt ose një pakujdesi, mund të shkaktojnë dëme të mëdha, siç ishte rasti më i fundit në Velipojë, ku shpërtheu hoteli i familjes Gjoka ndërsa mbetën të plagosur rëndë pronarja dhe 3 fëmijët e saj.
Në një intervistë për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, Drejtori i Drejtorisë së Inspektimin e Naftës dhe Gazit, pranë ISHTI-it, Ahmet Shehu tha se është e domosdoshme që të bëhet kontrolli i vazhdueshëm i bombolave të gazit.
Në vend janë 32 subjekte të tregtimit me shumicë të gazit dhe 29 njësi të tregtimit të gazit të lëngshëm.
“Është e domosdoshme që të bëhet kontrolli i vazhdueshëm i bombolave të gazit. Kemi 32 subjekte të tregtimit të gazit me shumicë që kanë detyrime ligjor. Kemi dhe 29 njësi të tregtimit të gazit të lëngshëm që mbajnë në vende të posaçme bombola. Subjektet duhet të jenë shumë të kujdesshmë të zbatojnë të gjitha rregullat dhe kushtet teknike”, tha Shehu.
Shehu tha se kemi një rritje të numrit të popullsisë që përdorin gaz, ndërsa nënvizoi se mbi 200% zhdoganohet dhe përdoret në vend. Ai nënvizo ise janë vënë 7 sanksione me gjobë deri më tani për shkeljet.
“7 sanksione me gjobë deri më tani për shkeljet. Ne jemi bashkëpunues me këdo që ka probleme, të vijnë te ne me ankesa sepse jemi bashkëpunues për ti zgjidhur të gjitha. Gazi i lëngëshm po zëvendëson shumë, sepse është i pastër. Çdo ditë po zëvendëson një sasi të madhe në lidhje me konsumin publik. Është mbi 200% sasia që zhdoganohet dhe përdoret sot”, tha ai.
Ndërkaq ka dhënë disa këshilla se si të mbrohen qytetarët që përdorin bombola.
“Çdo ditë qytetaret te informohen dhe përmirësohet infrastruktura e shërbimit. Eksplozionet ndodhin dhe do ndodhin por shpresojmë të minimizohen. Të drejtohen vetëm në poika të licensuara dhe të kontrolluara. Brenda ambienteve të veta duhet të vendosin dhe detektor sepse e njofton që ka rrjedhje. Përvec bombolave duhet dhe pajisje lidhëse të kontrollohen dhe të respektohen afatet e shërbimit”.


