Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj po zhvillon një konferencë me Kryeprokurorin Kombëtar Kundër Korrupsionit (DNA) të Rumanisë, Crin Bologa, ku është i pranishëm dhe ambasadori i BE Luigi Soreca.
Gjonaj konferencës ministrja tha se ndaj korrupsionit përballet me sfida të reja, ndërsa nënvizoi se janë marrë një sërë masash për ta eleminuar.
“Të mos humbim vëmendjen nga lufta e përditshme kundër korrupsionit. Smund të nashkalojmë faktin se lufta kundër korrupsionit përballet me sfida të reja. Gjatë 2020 ngritëm për herë të parë një mekanizëm të ri rrjetin e koordinatorëve antikorrupsion. Ky rrjet i posaçëm për shkak se është mekanizëm i jashtëm ndjek rast pas rasti çdo sinjalizim që vjen nga qytetarët.
Në 2020 kemi filluar për herë të parë zbatimin e planit të integritetit të ministrisë së Drejtësisë. Po ndjekim angazhimet e marra përsipër në samitin e Berlinit. Lufta kundër korrupsionit është e vazhdueshme, një anë është ndërgjegjësimi i brezave të rinj. Për të eleminuar hapësitrat korruptive, shërbimet do të bëhen sa më shumë online. Falenderojmë Be për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë që të kemi rezultate të dukshme pozitive.
Shqipëria ka marrë në ndjekje dhe ato rekomandimeve në bashkëpunimin midis shteteve në luftën kundër korrupsionit. Edhe dASH nëpërmjet programeve të tyre ofrojmë mbështetje jo vetëm financiare por edhe teknike për ngritjen e kapaciteteve teknike në luftën kundër korrupsionit. Ndërtimin e një qeverisje sa më transparente nëpërmjet rritjen se aksesit të qytetarëve digjitalizimit të shërbimeve dhe një sërë masash të tjera”, tha Gjoanj.


