• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHPIRTI”/ Roli i Prokurorit Sota, si sekser mes trafikantëve dhe policisë deri tek dy ish-shoqëruesit e Tahirit si organizatorë
Home
Breaking News

“SHPIRTI”/ Roli i Prokurorit Sota, si sekser mes trafikantëve dhe policisë deri tek dy ish-shoqëruesit e Tahirit si organizatorë

3 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Maksim Sota, prokurori i Vlorës, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Shpirti’ luante rolin e ndërmjetësisë në trafikun e drogës. Sota luante rolin e sekserit mes trafikantëve të drogës dhe policëve, ndërsa aktualisht ai ndodhet ‘në arrest shtëpie’ masë e dhënë për shkak se ka një fëmijë të sëmurë.

Detaje të reja janë zbardhur edhe rolin që kanë pasur edhe dy ish shoqëruesit e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët ishin në krye të këtij rrjeti trafiku. Agustin Deda dhe Hekuran Marku kanë qenë organizatorët e trafikut dhe janë të arrestuar në Spanjë. Arrestimi i tyre dhe zbulimi i këtij rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike u bë kur Deda dhe Marku trafikuan në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën 1016 kilogramë kanabis, e cila i është sekuestruar shtetasve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini që janë arrestuar në Bari.

Të arrestuarit e tjerë si Ilirjan Balla, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit dhe Festim Lelaj, ish-nënkomisar i policisë së Fierit, garantonin transportin e drogës nga plantacioni dhe tokat e mbjella deri tek gomonet që niseshin drejt Italisë.

Një tjetër emër që del nga hetimet është Saimir Kurti, drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, i cili kishte dhënë me qira tokën dhe menaxhonte mbjelljen, korrjen dhe të gjithë përgatitjen e drogës për t’u transportuar më pas në Itali. Ndërsa Shkëlzen Daci ishte ndërmjetësi për kontaktet që krijonte me qëllim trafikun e drogës. Personat e tjerë të arrestuar janë fermerë që merreshin me kultivimin e drogës.

SPAK nxori nga hetimet se paratë e përfituara nga trafiku i drogës investoheshin në hotele dhe restorante në Shqipëri. Operacioni ndërkombëtar antidrogë, i realizuar njëkohësisht në 4 shtete, u finalizua dje me 38 të arrestuar, 10 prej të cilëve ishin arrestuar më herët. Gjatë operacionit u sekuestruan  2 armë zjarri dhe rreth 60 mijë euro cash. I gjithë rrjeti u zbardh falë 4 ‘të penduarve’, të cilët më pas u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë, të katërt në rangje të larta të grupeve mafioze e kriminale, i kanë dhënë ‘dorën’ më të madhe SPAK-ut i cili ka goditur në shenjë dhe ka shkatërruar një organizatë të mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. 38 personat janë konsideruar përgjegjës për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.  Janë vënë në pranga dhe janë dokumentuar shkelje të ligjit dhe veprime korruptive te kryera nga zyrtarë publik shqiptarë për akuza si pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishme. Operacioni italo-shqiptar ishte rrjedhë e zhvillimeve hetimore të operacioneve “Shefi” e “Kulmi” ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Antimafias Italiane të Barit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITON SPITALIN E RI MEMORIAL NË FIER/ Manastirliu: Bëhen përgatitjet për pneumologjinë, infektivin dhe...
Previous article KORONAVIRUSI/ Kosova pranon mbi 182 mijë doza të vaksinës "AstraZeneca" nga Norvegjia

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë Aktualitet

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT