• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Kosova pranon mbi 182 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” nga Norvegjia
Home
Rajon

KORONAVIRUSI/ Kosova pranon mbi 182 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” nga Norvegjia

3 July, 2021 Delo.autor Rajon

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar sot 182.900 doza të vaksinës AstraZeneca, që janë donacion nga Norvegjia. “Kontingjenti i vaksinave nga Norvegjia kanë mbërritur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga institucionet e Bashkimit Evropian. Kjo mbështetje nga Qeveria norvegjeze, populli norvegjez dhe institucionet e BE-së kanë një rëndësi të madhe për ne, për të cilën shprehim mirënjohjen tonë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Sipas njoftimit, gjatë pranimit të vaksinave, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka falënderuar Novergjinë për këtë donacion dhe ka thënë se procesi i imunizimit është forma më e mirë për ta mposhtur sëmundjen COVID-19. Ndërkaq, ambasadori norvegjez në Prishtinë, Jens Erik Grøndahl ka thënë se është obligim njerëzor “të jemi pranë njëri-tjetrit për të luftuar COVID-19 dhe të sigurohemi që të kemi bashkëpunim sa më të qëndrueshëm”.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrohen dhe të aplikojnë për regjistrim në platformën e-Kosova. Vaksinimi në Kosovë ka nisur në fund të marsit. Ndërkaq, që nga 15 qershori ka nisur vaksinimi masiv. Përveç vaksinave që i ka marrë donacion nga Bashkimi Evropian, programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kroacia dhe Mali i Zi, Kosova po ashtu ka nisur që të pranojë kontingjente nga kontrata që ka me kompaninë Pfizer.

Kosova dhe kompania Pfizer kanë nënshkruar kontratë për sigurimin e 1.2 milion dozave. Deri më 2 korrik, në Kosovë janë vaksinuar mbi 196 mijë qytetarë, ku prej tyre mbi 47 mijë janë vaksinuar plotësisht (me dy dozat e vaksinës). Qeveria e Kosovës mëton që deri në fund të vitit të vaksinojë 60 për qind të qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHPIRTI"/ Roli i Prokurorit Sota, si sekser mes trafikantëve dhe policisë deri tek dy ish-shoqëruesit e Tahirit si organizatorë
Previous article UKRAINË-ANGLI/ Trajneri Southgate: Jam i befasuar nga puna që ka bërë Shevchenko me këtë ekip

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT