Një 39 vjeçar është arrestuar nga Forcat Shqiponja në Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Në kuadër të operacionit të koduar “Blloku”, është proceduar nga Policvia dhe motra e këtij shtetasi.
Referuar njoftimit zyrtar, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Marsel Doku 39 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë motra e tij, shtetasja K. D., 61 vjeçe.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së motrës së tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Blloku” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” i shtetasit M. D., 39 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës” motra e tij shtetasja K. D., 61 vjeçe.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së motrës së tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme”, njofton Policia.


