Kompania e ish-presidentit Donald Trump dhe shefi i tij i financave po perballen prej kohesh me akuza për evazion fiskal që e kanë bazën tek një hetim në New York për marrëdhëniet e biznesit të Trump.
Sipas CNN, shefi i financave te organizatës Trump Allen Weisselberg, është “dorezuar” e ka shkuar në zyrën e avokatit të rrethit Manhattan të enjten në mëngjes.
Ky veprim vjen përpara akuzave penale qe priten të ngrihen kundër tij dhe kompanisë në lidhje me krimet e pretenduara tatimore, tha avokati i tij për CNN.
Weisselberg është vendosur të gjykohet të enjten në një gjykatë në Manhatan. Avokatët e Weisselberg, Mary Mulligan dhe Bryan Skarlatos, thanë se ai pret të shpallet i pafajshëm dhe se do të luftojë deri në fund per hedhjen poshtë të këtyre akuzave.
Edhe pse ish Presidenti u përball me hetime te shumta federale dhe shtetërore gjatë administratës së tij, padia në fjale do te ishte e para që do të akuzonte drejtperdrejt kompanine e tij me emrin “Organizata Trump”.
Sipas avokatit të tij, për Donald Trump nuk pritet te ngrihen akuza.
Hetimi
Organizata kishte 3 vite që hetohej nga prokurori i Manhattanit, si pjesë e hetimit për taksat e papaguara nga ish-Presidenti Donald Trump.
Hetimi nisi në 2019 pasi u zbulua se kompania i ka paguar Michael Cohen 130 mijë dollarë për të paguar një aktore, e cila e akuzoi Trump për ngacmim seksual.
Prokurori do të gjejë nëse Trump ka përdorur bizneset e tij për të shmangur taksat dhe për të manipuluar vlerën e pasurive të tij të paluajtshme. Trump i mohoi akuzat dhe e quajti hetimi “gjueti shtrigash”.
AlpeNews.al


