• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË DHE RMV/ Çfarë pritet të ndodhë në 6 muajt e ardhshëm
Home
Politikë

NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË DHE RMV/ Çfarë pritet të ndodhë në 6 muajt e ardhshëm

1 July, 2021 F.autor Politikë

Sot (1 korrik) Sllovenia ka marrë kryesimin e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian që në gjysmën e parë të vitit e ka pasur Portugalia.

Mes prioriteteve, Sllovenia ka veçuar edhe avancimin e Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane. Për këtë qëllim, Sllovenia, ka caktuar edhe zhvillimin një samitit të veçantë të BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Në Bruksel diplomatët presin që Sllovenia të bëj përpjekje serioze në këtë drejtim, por tërheqin vërejtjen se nuk varet gjithçka nga puna e kryesuesit të radhës, pasi për marrjen e vendimeve duhet pajtimi edhe i vendeve tjera të BE-së.

Si sukses i presidencës sllovene në raport me Ballkanin Perëndimor do të konsiderohej sikur deri në fund të vitit të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe që Kosovës t’i ofrohet liberalizimi i vizave.

Në shikim të parë këto çështje nuk duken aq të vështira pasi Komisioni Evropian ka përsëritur se të trija këto shtete i kanë përmbushur të gjitha kushtet. Por, në rastin e nisjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pengesat janë paraqitur pikërisht në Këshill.

Bullgaria vazhdon të bllokoj miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe disa shtete tjera për këtë arsye nuk duan që Shqipëria të ndahet nga paketa dhe të nisen negociatat vetëm me Tiranën. Pasi në Bulgari së shpejti zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme do të pritet që pas këtyre zgjedhjeve të punohet në arritjen e konsensusit në Këshillin e BE-së dhe Sllovenia ka paralajmëruar se do të punoj në këtë drejtim.

Sa i takon liberalizimit të vizave për Kosovën edhe këtu Komisioni Evropian ka përsëritur qëndrimin që nga viti 2018 se janë përmbushur të gjitha kushtet. Këtë e ka mbështetur edhe Parlamenti Evropian por çështja ka ngecur në Këshillin e BE-së. Disa shtetet anëtare, e më së shumti përmendet Franca, nuk mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën, prandaj edhe kjo çështje vazhdon të mbetet e bllokuar.

Përpjekjet e Gjermanisë, vitin e kaluar, dhe të Portugalisë në pjesën e parë të këtij viti nuk kishin rezultuar me sukses as në rastin e nisjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e as rreth liberalizimit të vizave me Kosovën. Nëse Sllovenia nuk do të arrin të siguroj vendimet për këto tema atëherë gjithçka do të bartet për vitin që vjen kur kryesimin e radhës do ta ketë Franca./Rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VARIANTI DELTA ËSHTË SHUMË INFEKTUES"/ Rakacolli: S’ka zgjatje të orarit të...
Previous article DEL VIDEO/ Tjetër incident në Himarë, sherr mes një të huaji dhe dy shqiptarëve: Largohuni se...

F.autor

Postime të ngjashme

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT