Një 58-vjeçar është arrestuar sot në Skrapar, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, pasi akuzohen për kultivim kanabisi.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 58-vjeçarja me inicialet H.G. dhe bashkëshorti i saj, E. G., po 58 vjeç, i dënuar më parë po pë kultivim kanabisi, kishin mbjellë bimë kanabisi në tokën e tyre në fshatin Gërmenjë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.


