• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TË GJITHA DETAJET/ Si Bill dhe Melinda Gates po ndajnë një pasuri prej 148 miliardë dollarësh
Home
Jetë

TË GJITHA DETAJET/ Si Bill dhe Melinda Gates po ndajnë një pasuri prej 148 miliardë dollarësh

29 June, 2021 F.autor Jetë

Divorci, në letër, duket mjaft i zakonshëm: vitet kalojnë, fëmijët rriten, çifti ndahet dhe martesa sipas tyre përpara gjykatës është ”prishur në mënyrë të pakthyeshme”. Por këto përkufizime të përgjithshme ndryshojnë në rastin e Bill Gates dhe Melinda French Gates.

Ndërthurja e pasurisë së tyre të kombinuar pas 27 vitesh martesë është një ndërmarrje kolosale që përfshin pallate dhe avionë privatë, toka të shumta dhe zinxhir hotelesh por edhe investime të mëdha në korporata publike dhe biznese private. Dhe, sigurisht, Fondacioni Bill & Melinda Gates – organizata më e madhe filantropike e llojit të saj në planet. “Ata ndoshta janë divorci më i madh i imagjinueshëm”, thotë Janet George, një avokate e ligjit të familjes në McKinley Irvin.

Puna tashmë ka nisur, duke filluar me një kontratë ndarjeje, sipas peticionit për divorc të Melinda Gates, 56 vjeç, e paraqitur në shtetin e tyre prej kohësh në Uashington. Ajo nënshkroi letrat nga Bellevue, ku ata kanë një rezidencë të gjerë 130 milion dollarësh buzë liqenit. Bill Gates, 65 vjeç, nënshkroi nga Palm Desert, në Kaliforninë e Jugut, ku ata kanë një shtëpi tjetër.

Përfaqësuesit e çiftit nuk pranuan të komentojnë mbi divorcin dhe nëse ata kishin një marrëveshje para martese. Por një tillë, nëse ekziston, nuk do të kishte rëndësi, sepse kontrata e ndarjes zëvendëson çdo marrëveshje të mëparshme.

Tashmë janë bërë më shumë se 3 miliardë dollarë transferime nga Cascade Investment, i njohur gjithashtu si BMGI (Bill dhe Melinda Gates Investimet), drejt Melinda Gates, që janë thjesht një copë e pasurisë totale prej 145 miliardë dollarësh në kohën e njoftimit të divorcit. Deri më tani, nuk ka një model të qartë se si po ndahen aksionet.

2.25 milion aksione të Deere & Co, Të marra nga French Gates janë me vlerë rreth 800 milion dollarë, por ato përbënin vetëm 7% të aksioneve totale të ish-çiftit në kompani. Ndërkohë, ajo mori të gjitha aksionet e firmës në Coca-Cola Femsa, një shpërndarës meksikan, me vlerë rreth 130 milion dollarë.

Asnjëherë nuk mund të bëhet publike se çfarë ndodh me koleksionin e tyre të kompanive private, të tilla si marka Four Seasons në të cilën ata blenë një pjesë prej 47.5% në vitin 2007 së bashku me Princin e Arabisë Saudite Al Waleed bin Talal Al Saud. Ose investimet e tyre në pronë, të cilat i bëjnë ata pronarët më të mëdhenj privat të tokave bujqësore në SHBA.

Megjithëse nuk është pjesë e pasurisë së tyre, një nga pasuritë më të mëdha të çiftit është fondacioni i tyre, i cili ka 50 miliardë dollarë pasuri, më shumë se 1,600 punonjës dhe zyra në të gjithë botën. Filantropia e tyre ka shndërruar veçanërisht reputacionin e Bill nga kapitalisti monopolist që qëndron pas Microsoft Corp në individin e shkolluar dhe bamirës që kërkon të luftojë urinë, përmirësojë shëndetin dhe skamjen në botë.

Divorci tashmë i ka kushtuar Bill Gates një pjesë të këtij imazhi, me raportimet për tradhti, lidhjet e tij me pedofilin e ndjerë Jeffrey Epstein dhe fshehjen e faktit se menaxheri i tij i parave Michael Larson operonte në një ambient toksik pune.

Bill dhe Melinda kanë krijuar krahët e tyre filantropikë jashtë fondacionit dhe interesat e tyre janë distancuar vitet e fundit- Bill për ndryshimin e klimës, Melinda për barazinë gjinore. Për filantropët e karrierës në të cilët ata u shndërruan, kjo do të thotë se si ndarja e pasurisë do të përcaktojë se ku do të rrjedhin financimet për këto kauza për dekadat e ardhshme.

(BURIMI: Bloomberg)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SHPALL LOJTARI I NDESHJES/ Xhaka lë pa fjalë trajnerin Petkovic, ja çfarë i bëri në konferencën për shtyp (VIDEO)
Previous article VAKSINIMI MBI 18 VJEÇ/ Manastirliu: Po ecën me ritme të mira, qendrat të hapura deri ne orën 20:00

F.autor

Postime të ngjashme

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT