Masakra me 4 vrarë në Velipojë, ku shkak ishin disa shezlone tronditi mbarë opinionin publik. Nga kjo “luftë” mbetën të vrarë dy vëllezërit Gocaj, Kujtim Ferracakut dhe 20-vjeçari Musaen Zeneli.
Edhe pse kjo ngjarje e rëndë tronditi vendin, vëmëndjen më të madhe e mori vrasja e Musaen Zenelit, i cili ishte më i pafajmshmi i këtij konflikti.
A do ishte gjallë 20-vjeçari sot nëse sdo kishte shkuar një ditë para në punë?
Në të vërtetë 20-vjeçari duhet të fillonte punë të dielën në mëngjes, por kishte shkuar në punë një ditë më parë nga gëzimi që më në fund ishte punësuar. Ky detaj u bë me dije nga gazetarja e Klan news e cila shprehet se kjo ironi fatale i ka kushtuar dhe jetën.
Nga mbrëmja e maturës që e ka patur ditën e premte, në mëngjes është nisur, ndoshta dhe pa pushuar, shumë i lumtur i kishte thënë të ëmës që kishte gjetur më në fund një punë”, tha gazetarja.
Për të ndihmuar familjen e 20-vjeçarit në kushte shumë të vështira ekonomike shumë shqiptarë janë sensibilizuar pë t’i ndihmuar me aq sa kanë mundësi. Deri mëtani kjo shifër ka shkuar mbi 20 mijë dollarë.
Prej muajsh Musaen Zeneli mundohej të mbante familjen. Jetonte vetëm me nënën, pasi babain e kishte humbur. Ky i fundit, u mbyt në Lumin Drin, që prej asaj kohe duhet të përkujdesej për nënën.
Si u kthye në masakër një sqarim për “territorin”?
Dinamika e ngjarjes: Mbrëmjen e së shtunës familja Gocaj dhe Ferracaku kishin lënë të sqaronin konfliktin për shezlongët. Viktima Kujtim Ferracaku i ka kërkuar vëllezërve Gocaj që të largojnë shezlongët. Këta të fundit kanë kundërshtuar me pretendimin se vendet e vendosjes së shezlongëve për subjektet nuk kishin përfunduar ende si procedurë nga institucionet shtetërore. Në debat e sipër dy familjet janë konfliktuar fizikishte dhe më pas kjo u kthye në një masakër me katër të vraë.
Dyshohet se i pari që ka ndërruar jetë ka qenë 38-vjeçari, Edmond Gocaj, i cili dyshohet se është qëlluar nga Kujtim Ferracaku.
Më pas vëllai i Edmondit, Xhovan Gocaj, ka qëlluar ndaj Kujtim Ferracakut duke e lënë të vdekur në vend. Në atë moment i është kundërpërgjigjur Hasan Ferracaku, duke vrarë 25-vjeçarin Gocaj. Nga kjo përplasje me armë, ka humbur jetën edhe shtetasi Musaen Zeneli, 20 vjeç.
AlpeNews.al



