• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SQAROHEMI NË DARKË”/ Dinamika e masakrës në Velipojë, kush vdiq i pari dhe misteri i 3 armëve
Home
Aktualitet
Kronikë

“SQAROHEMI NË DARKË”/ Dinamika e masakrës në Velipojë, kush vdiq i pari dhe misteri i 3 armëve

28 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja e “ABC” Xhensila Kodra e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” shpjegoi kronologjinë e plotë të masakrës së ndodhur në Velipojë ku mbetën katër persona të vrarë, mes tyre një jetim i pafajshëm.

Debati për shezlongët mes dy vëllezërve Gocaj dhe Hasan Ferracakut ka nisur mesditën e së shtunës, por duke qenë se në lëvizje kishte shumë turistë vendosën që ta sqarojnë në darkë.

Në mbrëmje administratori i hotelit “Fantazia” Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtimit shkon në biznesin e Gocajve. Dy familjet u ulën në një tavolinë jashtë hotelit për t’u sqaruar në lidhje me shezlongët.

Familja Gocaj ka kërkuar të ruajë hapësirën që kishte përpara hotelit, por Ferracaku ka thënë “kemi aplikuar ne”. Gjatë bisedës palët jo vetëm që nuk sqarohen, por konflikti agravohet në sharje dhe ofendime.

Përdorimi i armëve ka nisur sapo Kujtimi Ferracaku ka mbërritur tek hoteli. Pesë nga personat që ishin në vendin e ngjarjes kanë qenë të armatosur, 2 armë janë gjetur, nga të cilat prej njërës nuk ka pasur qitje, e cila ka qenë e Kujtim Ferracakut, që dyshohet se ka vdekur i pari. Ai është përballur direkt me zjarr sapo ka hyrë në ambientet e biznesit të Gocajve duke mos pasur mundësi reagimi.

Gazetarja Xhensila Kodra shprehet se nga gëzhojat e gjetura në vendngjarje, “sipas burimeve është shtënë nga tre armë, një kallashnikov që nuk është gjetur akoma dhe 2 pistoleta, një TT dhe një miniglock 7.65”. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 18 gëzhoja, 5 nga kallashnikovi dhe 13 nga pistoletat.

Nga përplasja me armë mbetën të vdekur Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zeneli 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend.

Nga përplasja me armë u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EURO 2020"/ I jashtëzakonshëm, ylli Benzema realizon 2 gola në 2 minuta ndaj Zvicrës (VIDEO)
Previous article ALFRED PEZA/ Problemi real i turizmit dhe lufta për ca klikime më tepër

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT