• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Emrat që plotësojnë kriteret, kush nga këta drejtues policie do të pasojë Haki Çakon?
Home
Sociale

Emrat që plotësojnë kriteret, kush nga këta drejtues policie do të pasojë Haki Çakon?

9 January, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në bazë të ligjit për policinë e shtetit, pasuesi i Haki Çakos duhet të ketë gradën “Drejtues i lartë” ose “Drejtues i parë”.

Po ashtu ai nuk duhet të ketë dyshtetësi, por vetëm shtetësi shqiptare dhe të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat 10 vjet në pozita të larta drejtuese.

Kush i plotëson këto kritere? Në kuptimin e ngushtë kriteret, sipas rendit alfabetik i plotësojnë Agron Sojati, ish-drejtor i antiterrorit, aktualisht këshilltar për sigurinë në Kryeministri.

Bilbil Mema, drejtor i Akademisë së Sigurisë, Gjovalin Loka, drejtori i policisë së Shkodrës, një “ekspert” i njohur në rradhët e uniformave blu dhe Rebani Jaupi, drejtori aktual i komanduar.

Por emra të tjerë që përfliten në korridoret e policisë dhe të politikës janë Eduard Merkaj, me një karriere të gjatë në strukturat e agjencive ligjzbatuese, aktualisht drejtor i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave në Ministrinë e Brendshme i emëruar në këtë post nga vetë ministri Xhafaj, por edhe drejtori i policisë së Tiranës Ardi Veliu, i cili gjatë karrierës së tij ka pasur një shkëputje nga radhët e policisë.

Në rast se ministri Xhafaj do të propozonte për herë të parën një femër, e vetmja aktualisht në pozicione të larta të drejtuese është Aida Hajnaj, drejtoresha e përgjithshme e kufirit dhe migracionit. Por sipas njohësve të fushës tre emrat e fundit nuk i plotësojnë kriteret ligjore.

Në fakt emërimet e drejtorëve të kaluar, Hysni Burgaj nga qeveria Berisha dhe Artan Didi nga qeveria Rama, nuk kanë kaluar pa debate pikërisht për plotësimin e ose jo të të kritereve strikte ligjore.

Drejtori i Policisë së Shtetit ka një mandat 5 vjeçar me të drejtë riemërimi për një mandat të dytë. Haki Çako bëri vetëm 2 vjet e 9 muaj në krye të uniformave blu./Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LA LIGA/ Mesfushori i Barcelonës pranë tranferimit tek Juventus
Previous article PUBLIKOHET FORMULARI/ Pasuria në sitën e VETTINGUT, ja çfarë duhet të deklarojnë 12 mijë POLICË

k.autor

Postime të ngjashme

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT