• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PRERJA E KOKAVE” NË PD/ Emrat që rrezikojnë largimin në 17 korrik si “armiq” të Bashës
Home
Politikë

“PRERJA E KOKAVE” NË PD/ Emrat që rrezikojnë largimin në 17 korrik si “armiq” të Bashës

26 June, 2021 Delo.autor Politikë

Nga Adriatik Doçi

Pas çdo humbje në zgjedhjet e përgjithshme, në Partinë Demokratike nis një fushatë spastrimesh të figurave që kanë kundërshtuar linjën e kryetarit, duke e identifikuar si përgjegjës për vijimin e qëndrimit në opozitë. Historia pas zgjedhjeve të 2013 dhe 2017 priret të përsëritet në 17 korrik të këtij viti, tre muaj pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Sinjali i parë për furtunën kundër kundërshtarëve të Bashës reflektohet në një formular të kryesisë së PD-së, e kontrolluar nga Basha, për analizën e humbjes. Në pikën pesë të formularit, u kërkohet degëve të PD-së të identifikojnë të gjithë personat influent të brendshëm dhe të jashtëm që kanë punuar kundër PD-së. Personat dhe veprimtaria e tyre kundër PD-së duhet të reflektohen në një raport dhe të dorëzohet në kryesinë e PD-së brenda datës 5 korrik.

Ky proces do të mbyllet me 10 korrik. Më pas, gjetjet do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar, i cili do të mblidhet në 17 korrik me vendim të Kryesisë së PD-së. Ndërkaq, krahas gjetjeve për humbjen, Kryesia e PD-së ka vendosur të përfshijë në rendin e ditës së Kuvendit Kombëtar zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, forumi më i rëndësishëm i PD-së. Zgjedhjet në Këshillin Kombëtar janë një lëvizje politike për të ndëshkuar anëtarët, të cilët i kërkuan dorëheqjen Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve. Me 17 korrik pritet largimi i kryetarit të Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani, një nga kritikët më potencialë të Bashës. Të njëjtin fat pritet të ketë edhe Arben Ristani, anëtar i Këshillit, i cili gjithashtu i kërkoi Lulzim Bashës dorëheqjen.

Në shënjestër të fushatës së spastrimit janë edhe Lisander Hoxha dhe Indrit Hoxha, të cilët kanë identifikuar Bashës si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve. Nga Këshilli i ri Kombëtar të PD pritet të mënjanohen edhe Alban Zeneli, Enno Bozdo, Suzana Guxholli dhe Erald Kapri, të cilët janë anëtarë të Këshillit aktual. Zeneli refuzoi urdhrin politik të Bashës dhe Berishës, duke pranuar mandatin e deputetit në pranverën e vitit 2019. Enno Bozdo dha dorëheqjen nga komisioni zgjedhor i PD me në krye Jepi Gjanën, duke u distancuar nga farsa zgjedhore për rikonfirmimin e Bashës. Kaq do të mjaftonte për ndëshkimin e tij nga Kuvendi Kombëtar. Ish-këshilltarja e Berishës, Suzana Guxholli, ka artikuluar disa kritika ndaj Bashës, ndërsa Erald Kapri u pozicionua në krah të Agron Shehajt, i cili sfidoi Bashën në zgjedhjet 13 qershorit për kreun e PD-së.

Zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar, për të ndëshkuar politikisht Nishanin dhe grupin e tij, nuk do të jenë forma e vetme e spastrimeve. Kryesia e PD-së ka lënë të hapur mundësinë për t’i propozuar Kuvendit Kombëtar ndryshime në statusin e PD-së. Kjo do të thotë se përmes ndryshimeve në status, Basha mund të shkrijë sekretariate, forume dhe struktura të ndryshme të partisë, të drejtuara nga kundërshtarë të tij, si dhe të ngrejë struktura të reja. Ndërkaq, mbetet për t’u parë nëse Fatbardh Kadilli do të jetë apo jo pjesë e forumeve të larta të PD-së pas 17 korrikut 2021. Kadilli, ndërsa kandidoi për drejtimin e PD-së, është shprehur se Lulzim Basha ka fytyrën e humbjes dhe se është përgjegjësi i vetëm për disfatën e PD-së në zgjedhjet e 21 prillit.

Po çfarë ndodhi pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 2017? Me përjashtimin nga lista e kandidatëve për deputetë, Basha largoi automatikisht nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar grupin e kundërshtarëve të parti. U larguan në bllok Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Arben Imami, Keltis Kruja, Genc Ruli etj. Që të gjithë të larguarit u zëvendësuan me një rreth të ri të Lulzim Bashës në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në datat 28-29 prill 2018. Në verën e vitit 2013, janë mënjanuar të tjerë kritikë të Lulzim Bashës, si Ilir Rusmali, Viktor Gumi, Fatos Hoxha, Leonard Demi, Osman Metalla etj, rreth 40 figura të PD-së. U spostuan në atë kohë edhe Ferdinad Xhaferraj, Enkelejd Alibeaj, Mark Marku, Jemin Gjana, Tritan Shehu dhe Fatbardh Kadilli, por u afruan sërish pas katër vitesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Albini në kërkim të "armiqve" që e shpëtojnë nga dialogu
Previous article U NJOHËN NË "FACEBOOK"/ Shqiptarët përdhunojnë për tre ditë 19-vjeçaren në Athinë dhe më pas u nisën me pushime në...

Delo.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT