• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKARKIMI/ Alfred Moisiu: Meta të lërë detyrën. Presidenti të zgjidhet nga…
Home
Politikë

SHKARKIMI/ Alfred Moisiu: Meta të lërë detyrën. Presidenti të zgjidhet nga…

26 June, 2021 s.autor Politikë

Ilir Meta është i pari President në histori, për të cilin parlamenti kërkon shkarkimin. Teksa tashmë fatin e kreut të shtetit e ka në dorë Gjykata Kushtetuese, Ish Presidenti Alfred Moisiu, sugjeron Metës që nëse vendoset shkarkimi i tij, të dorëzojë detyrën.

“Parlamenti ka të drejtat e veta, ka argumentet e veta, të cilat i ka parashktruar, sigurisht është hera e parë që ndodh por do të shikojmë çfarë do vendosë gjykata kushtetuese. Unë mendoj që ashtu sikurse e merr detyrën nga Kuvendi edhe duhet ta dorëzosh kur vjen puna për tu dorëzuar”, tha Moisiu

Moisiu është i bindur që të jesh president në Shqipëri nuk është një detyrë e lehtë, por ai duhet të udhëhiqet nga misioni për të qenë përfaqësues i unitetit.

“Presidenti është ai që duhet të bashkojë kombin, është ai që përfaqëson unitetin e kombit dhe kushdo që merr përsipër këtë detyrë duhet ta zbatojë. Kur zgjidhen nga partitë, personalitetet duan s duan do mbrojnë krahun nga i cili vijnë. Nuk është aq e lehtë, unë kam qenë vetë në këtë detyrë, pavarësisht se u zgjodha me konsensus dhe u mundova ta ruaj këtë konsensus në marrëdhëniet me partitë. Sepse ka probleme që politika duhet të jetë e gjitha bashkë dhe nuk mundet që për probleme të të ardhmes së kombit, të fateve të shqiptarëve të ketë pikëpamje të ndryshme. Mirëpo për fat të keq te ne politikanët e ruajnë frymën partiake. Ky është një problem shumë të madh”, u shpreh Moisiu.
Lidhjet me politikën Moisiu e shikon si dëmtim të rolit të presidentit, ndaj mendon që ai duhet të zgjidhet nga populli.

“Politika shqiptare në 30 vjet ka patur uljet dhe ngritjet e saj dhe sigurisht që praktika ka treguar se zgjedhja e presidentit si e bëjmë ne nuk është shumë e drejtë, presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Sigurisht që kushdo që populli do ta zgjedhë mund të jetë politikan, por përgjegjësia është më e lartë për të përfaqësuar popullin e për zbatuar atë që e detyron Kushtetuta”, tha Moisiu.
Kuvendi e shkarkoi Metën me 104 vota për shkelje të rënda të Kushtetutës, ndërsa vendimin për shkarkimin e tij Gjykata Kushtetuese do ta marrë pasi të konsultohet edhe me opinionin e Komisionit të Venecias./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PORTIERI BERISHA DREJT SERIE A/ Trajneri De Biasi e "bekon: Jep siguri dhe di të komandojë mbrojtjen
Previous article HABIT Arian Çani: Mos hajdeni në Shqipëri, po pushoni në Greqi. Këtu...

s.autor

Postime të ngjashme

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

RAMA MBLEDH TË ENJTEN GRUPIN E PS NË PALLATIN E "BRIGADAVE"/ Në fokus sërish “Besa” Politikë

RAMA MBLEDH TË ENJTEN GRUPIN E PS NË PALLATIN E "BRIGADAVE"/ Në fokus sërish “Besa”

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT