• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TIRANË/ Falsifikonte dokumente për në Angli, policia arreston “Mjeshtrin e kartave false”
Home
Aktualitet
Kronikë

TIRANË/ Falsifikonte dokumente për në Angli, policia arreston “Mjeshtrin e kartave false”

9 January, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Eduart Tafçiu u arrestua sot nga Policia e Tiranes ne kuader te nje operacioni policor me metoda proaktive nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Ndaj tij eshte bërë dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë kriminale, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve ”, kundrejt përfitimit.

Gjatë paradites së datës 09.01.2018, ra ne pranga Eduart Tafçiu, 38 vjeç, banues në Tiranë. Ne videon me poshte keni pamjet e arrestimit. Ai rezulton i dënuar më parë për “Vjedhje me armë” dhe “Shkatërim të rrjetit ujësjellësit”.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në Korrik të vitit 2017, janë referuar materialet në ngarkim të shtetasit Eduart Tafçiu, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Procedimi është ndjekur me metoda speciale të hetimit, ku është bërë sigurimi i provave nga i dyshuari, i cili merrte përsipër sipas porosive të të interesuarve, bërjen në mënyrë të falsifikuar të kartave të identitetit, karta shendeti dhe patenta Italiane, me qëllim nisjen e personave në mënyre të paligjshme me destinacion Anglinë.

Gjatë arrestimit i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 automjete .

2 laptop dhe një DVR .

Një bllok shënimesh me emra dhe shënime për shtetas të ndryshëm në interes të aktivitetit që kryente.

Shumën prej 30.000 lekë të reja.

3 aparate celulari.

1 Pajisje elektronike me mbishkrim “Mini Money Detector” UV.

5 copë mbajtëse dokumenti material plastik i tejdukshëm .

1 Faturë Exchange&Wester Union “Union Selvia” blerje eurosh.

2 Formate letre me shënime dore.

Materialet do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Meshkujt çmenden pas FOTOS super seksi të Elita Rudit me bikini: Lum si ai që të..
Previous article Vesa Luma në shtëpinë e Noizyt, bën realitet ëndrrën e reperit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT