Një familje e tërë është shuar pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Vlorë. Katër anëtarë të një familje, prindërit dhe dy fëmijët kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë.
Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur e mitura që ka mbetur e aksidentuar si pasojë e përplasjes mes dy mjeteve është nxjerrë nga mjeti.
Më pas, vajza e vogël është hipur në barelë për tu transportuar në spital me urgjencë. Por fatkeqësisht ka humbur jetën.
Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.
Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.


