Kanë kaluar 3 javë që nga shpërthimi i minierës së qymyrit në Meksikë, ku 7 minatorë humbën jetën. Mediat e huaja shkruajnë se një qen besnik i njërit prej viktimave ende viziton vendin ku dikur punonte pronari i tij. Gonzalo Cruz, 53 vjeç, e kishte adoptuar qenin e tij para gjashtë muajsh dhe që prej asaj kohe ai e kishte shoqëruar çdo ditë për në minierë.
“Ai duhej të ikte me burrin tim në 6:30. Ai madje hynte me burrin tim në minierë. Nuk i interesonte që ishte errësirë. Ndonjëherë ai dilte dhe e priste jashtë,”-tha gruaja e të ndjerit Sandra Briseno. Qeni kthehej në shtëpinë e Cruz ndërsa ai shkonte në punë, por nganjëherë kthehej vetëm kur vinte re se pronari i tij po vonohej. Por gjithçka ndryshoi në 4 qershor kur miniera u shemb, duke vrarë shtatë minatorë, përfshirë Cruz.
Briseño i tha stacionit televiziv 15 Sabinas se pasditen e aksidentit tragjik, Cuchufleto ndjeu që Cruz nuk erdhi në shtëpi dhe shkoi në minierë i vetëm, por u ndesh nga dhjetra ekipe shpëtimi që përpiqeshin të arrinin tek minatorët e bllokuar. Cuchufleto qëndroi jashtë minierës derisa ekipet e shpëtimit tërhoqën trupin e Cruz më 6 qershor. Më vonë atë ditë, Cruz u varros dhe Cuchufleto nuk u kthye në shtëpi deri natën vonë. Që nga ajo ditë ai e pret të zotin e tij në minierë, me shpresën për t’u kthyer.



