Një ngjarje e rëndë është konstatuar nga policia greke në ishullin e Mykonos. Sipas mediave vendase bëhet me dije se një turist arab është shpallur në kërkim pasi u hidhte pilula në pije vajzave në ishull për t’i dhunuar më pas seksualisht.
Sipas dëshmitarëve në ishull turisti u hidhte në pije pilula “Roofie”, të cilët e bëjnë viktimen të pafuqishme për të reaguar ndaj çdo gjëje.
Mësohet se ai është parë fillimisht në një lokal, duke nxjerrë një vajzë jashtë dhe po e shqoëronte për te makina e saj, ndërkohë që nuk kjo është hera e parë pasi edhe më herët turisti ka bërë të njëjtën gjë.
Policia greke po punon për gjetjen dhe kapjen e turistit indetiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ende për publikun.


