• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËSHILLA TË RINJVE QË JETOJNË JASHTË VENDIT/ Rama: Bëni dhe pak qejf se jeta nuk është vetëm shkollë dhe punë
Home
Politikë

KËSHILLA TË RINJVE QË JETOJNË JASHTË VENDIT/ Rama: Bëni dhe pak qejf se jeta nuk është vetëm shkollë dhe punë

23 June, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Në sesionin e gjashtë të prezantimit të aplikantëve në nismën “Gati për Shqipërinë”, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se takimeve online, do organizohen takime me ministrat përkatës për të parë se ku mund të përfshihen individët që duan të kontribuojnë për zhvillimin e vendit.

“Kemi nisur këtë cikël kontaktesh dhe pas këtyre sesioneve në çdo fushë do organizohen takime me ministrat përkatës për të parë si mund të përfshihen dhe kush mund të përfshihet ku”, tha Rama.

Rama deklaroi se ka pasur një angazhim më të madh se sa ai vetë priste, dhe shprehu falenderime për të gjithë ata që kanë treguar besim pa ia lënë përgjigjen fjalës “aty nuk të kupton njeri dhe nuk të hap derën njeri”.

Ai e pati edhe një këshillë për ta që të mos harrojnë të bëjnë edhe pak qejf pasi jeta nuk është vetëm shkollë dhe punë.

“Realisht më vjen shumë mirë që na jepen këto mundësi. Kemi pasur një angazhim më të madh se unë prisja. Njerëzit kanë interes për të kontribuar. Nuk i lënë asaj fjalës se aty nuk të kupton njeri dhe nuk të hap derën njeri pavarësisht se kjo mund të jetë e vërtetë në raste të caktuar.,

Faleminderit edhe për besimin që juve jeni të gatshëm të përfshiheni bashkë me ne. Uroj çdo të mirë. Mos harroni të bëni dhe pak qejf se nuk është vetëm punë dhe shkollë jeta. Të jeni mirë me shëndet me familjen dhe atë që ju do zemra”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë njofton se aplikimet vazhdojnë ende për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme.

“Gati për Shqipërinë, sesioni i gjashtë i prezantimit të një grupi aplikantësh për nismën Gati për Shqipërinë. Prezantojmë sot një tjetër grup aplikantësh për nismën “Gati për Shqipërinë”.

Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën [email protected]”, shkruan Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI: Energjia elektrike, mund të ndihmojë në përshpejtimin e shërimit të plagëve
Previous article PUBLIKON VIDEON/ Manastirliu: Vazhdojmë planin derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi Aktualitet

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT