• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ Shqiptari shkon i dehur në shtëpi, merr pushkën dhe tenton të vrasë gruan me një plumb në gjoks. Kunata…
Home
Breaking News

E RËNDË/ Shqiptari shkon i dehur në shtëpi, merr pushkën dhe tenton të vrasë gruan me një plumb në gjoks. Kunata…

22 June, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka keqtrajtuar dhe ka tentuar të vrasë gruan e tij. Ndërhyrja në kohë e kunatës nuk ka lejuar që ngjarja e rëndë të përfundojë me fatalitet. Ajo ia ka kapur armën dhe e ka drejtuar drejt tokës, duke bërë që plumbi të godasë në dysheme.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari i arrestuar është Ervis Rakipaj, 37-vjeç, më herët ka qenë në burg për akuzat e vrasjes në tentativë dhe keqtrajtimi në familje.

Si nisi ngjarja?

Të shtunën në mbrëmje burri, pasi mbaroi punën e njoftoi gruan përmes Whatsapp se ai do të pinte një birrë me miqtë. Kur u kthye në banesë rreth orës 2, ai e zgjoi atë, i mori celularin nga jastëku dhe i kërkoi ta ndiqte në kuzhinë. Më pas gruaja menjëherë vuri re pushkën dhe ishte frikësuar, sepse në raste të tjera burri i saj e kishte kërcënuar me vdekje. Motra e gruas ishte gjithashtu e pranishme në shtëpi. Ajo kishte shkuar aty për disa ditë pasi ishte në lëvizje.

Motra e saj, e cila po përpiqej të parandalonte ngjarjen e rëndë, u godit me një shuplakë të fortë nga shqiptari, duke i çarë daullen e veshit. Shqiptari më pas vrapoi për të marrë dhe lëvizur armën në një mobilie, ndërsa shprehej: “Ose më thuaj të vërtetën, ose askush nuk del nga këtu i gjallë”.

Deklarata e policisë

Ndërkohë oficeri i policisë ka shkruar në deklaratë: “Ervis Rakipaj ishte i tërbuar, fillimisht i hodhi një karrige dhe sende të tjera gruas së tij, pastaj mori armën dhe ma drejtoi në gjoks në një distancë prej një metër e gjysmë. Ai tërhoqi këmbëzën dhe kunata e tij, motra e gruas, e cila ishte pranë tij, arriti të kapte tytën dhe të devijonte të shtënën në tokë, e cila shpoi dyshemenë.

Menjëherë pasi burri iku, ai gjuajti një tjetër plumb në tokë dhe më pas e hoqi pushkën duke e hedhur midis ferrave në zonën hekurudhore. Kur u kthye në shtëpi, ai i hapi derën karabinierëve, ndërkohë bërtiti kunata e tij e cila ishte mbyllur në banjë, por ai tha se asgjë nuk kishte ndodhur dhe se po flinte”.

Policia tha se në momentin që i kishte kërkuar shpjegim për vrimën e bërë në tokë nga plumbi shqiptari nuk pranoi të shpjegonte, madje e quajti atë një dëmtim të shumë kohëve më parë. Por më pas kur policia insistoi ishte vetë ai që e çoi policinë në vendin ku kishte hedhur pushkën.

Sekuestrimi

Gjatë kontrollit shqiptarit iu gjetën gjithashtu një pushkë, një pistoletë, si dhe 136 plumba. Po ashtu u sekuestruan edhe 500 gr marihuanë, shirita hobe dhe material paketimi.

Në denoncimin që gruaja bëri në polici, ajo tregoi se ata ishin vendosur në Itali në vitin 2017, prej disa vitesh burri i saj kishte filluar të abuzonte me alkoolin dhe kokainën, duke e detyruar atë të vuante dhunë fizike për arsye xhelozie; dhunë që ajo kurrë nuk e raportoi nga frika.

Prokurori Marilù Gattelli kërkoi vërtetimin e arrestimit dhe mbajtjen e masës së paraburgimit. Burri mbrojti veten duke pretenduar se e shtëna e parë u bë aksidentalisht pasi kunata e tij e shtyu atë, ashtu si e dyta ndërsa përpiqej të hiqte qafe armën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPTARI PËRDHUNON NJË TË RE NË GREQI/ 30-vjeçarja greke ia mbath e frikësuar, hidhet...
Previous article LAJM I MIRË/ Krijohet molekula që zhduk simptomat e sëmundjes Parkinson

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT