Si sot 30 vjet më parë në Tiranë erdhi Sekretari amerikan i Shtetit në atë kohë, James Baker dhe vizita e tij ishte e para e një udhëheqësi perëndimor pas lejimit të pluralizmit në Shqipëri.
30 vjetorin e vizitës së Baker, e ka kujtuar ambasadorja amerikanë në Shqipëri Yuri Kim, e cila ka cituar disa fjalë të ish sekretarit amerikan nga sheshi Skënderbej ku shprehu mbështetjen e SHBA ndaj vendit tonë. “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, tha Baker.
Kim nënvizon se që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar dhe jemi në një pikë kthehese, por e njëjtë mbetet mbështetja e SHBA.
“Pikërisht 30 vjet më parë, Sekretari i Shtetit Baker qëndroi me popullin shqiptar në Sheshin Skënderbej dhe tha: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.” Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe ne jemi përsëri në një pikë kthese, por një gjë mbetet e njëjtë: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, shkruan Kim.
Në përditësim…



