• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO PEZULLOHEN…”/ Deri në 1 milion lekë gjobë për mjetet që dalin në rrugë pa kolaudim
Home
Sociale

“DO PEZULLOHEN…”/ Deri në 1 milion lekë gjobë për mjetet që dalin në rrugë pa kolaudim

22 June, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Gjobat do të jenë shumë të rënda nga 400 mijë lekë të vjetra në 1 milion, nëse do të kapeni në rrugë kur ju ka mbaruar afati i kolaudimit.

Këtë paralajmërim dha në studion e “Dita Jonë” drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, teksa foli për ristrukturimin e këtij sektori.

“Koaludimi arkivon dosjen tuaj elektronike të gjitha gjetjet në automjet. Nuk mund të shkosh nga një pikë nga një pikën tjetër. Këto nuk bëhen. Futesh në sistem dhe je në listë të zezë.

Nëse del në qarkullim në muajin që ke afat për të bërë riparimin, përveç servisit apo pikës së kolaudimit dhe nëse mbaron ky muaj nuk qarkullon më. Do të pezullohen të gjitha licencat e qarkullimit që ky mjet mund të ketë.

Është operacion i vërtetë nga të gjitha institucionet dhe entet që ne lidhemi të cilat do ta bllokojë mjetin virtualisht në fillim dhe fizikisht në rrugë. Gjobat janë shumë të rënda. Nëse kapeni në rrugë gjobat do të jenë shumë të rënda nga 400 mijë lekë të vjetra deri në 1 milion”m tha ai në A2.

I pyetur në lidhje me mbi 3 mijë mjetet e ngelura në koaludim gjatë 15 ditëve, Gonxhja thekson se kjo ishte një situatë e pritshme, ndërsa përgjegjësinë ia faturon koncensionarit për lëshime që kanë rrezikuar jetën e njerëzve.

“Ne e prisnim që situata do të ishte e tillë, se 2020 dhe fundi i koncensionit u shoqërua me lëshime dhe është e dukshme që jemi në kufijtë e një shërbimi që ka rrezikuar jetën e njerëzve, sigurinë dhe ata që nuk përdorin makina. Pamë një situatë skandaloze kur hapëm shërbimin, pjesë me shumë rrezikshmëri që mund të rrezikojnë jetën e atyre që i japin”, tha Gonxhe.

Mangësitë kryesore të vërejtura në kolaudim, sipas tij, janë ato xhenerike, të pjesës së poshtme që rrezikojnë jetën e njerëzve, për të cilën thotë ai kanë përgjegjësi edhe qytetarët, ndërsa paralajmëron zero tolerancë. Gonxhja nuk përjashton as defektet nga karburanti:

“Mangësi të theksuara në pjesë xhenerike, në pjesë që të marrin jetën. Këtu kanë përgjegjësi dhe qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve dhe ne po operojmë me ndërhyrje me tolerancë zero. Kemi skualifikuar 677 automjete nga 15 mijë të kontrolluara.

Ne kemi detyrime jo vetëm ndaj vendit tonë por edhe BE. Kjo nuk është tekë e jona, përgjegjësia vjen edhe tek ne. Zbatimi i kontratës së kaluar dhe kontrolli i saj ka lënë për të dëshiruar dhe do të penalizohen të gjithë ato persona e struktura. Do të reformojmë të gjithë sistemin. Mekanizmi nuk ka funksionuar si duhet. Mangësitë janë nga më të ndryshme.

Mangësitë kryesore janë në sistem drejtimi, frenimi përcjellja e shpejtësisë dhe fuqisë, si pjesët xhenerike, pjesët e poshtme, goma jashtë çdo lloj standardi, amortizatorë, susta të thyera. Kemi edhe karburante që lënë për të dëshiruar. Sisteme të tëra shkarkimi janë difektoze, sensorë të pandërruar asnjëherë”.

Gonxhja theksoi kjo është një luftë për disiplinimin e flotës vendase dhe tha se po punohet për një projekt të madh për financimin dhe sjelljen ndaj mjetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAMARIERJA NDJEK 5 PERSONAT QË NUK PAGUAN FATURËN/ Ata e rrëmbejnë dhe e rrahin brenda makinës
Previous article NGA EMIRATET E BASHKUARA E DERI NË BRAZIL/ 6 zyra të reja aplikimi për pasaporta e ID karta, 20 në mbarë botën

s.autor

Postime të ngjashme

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT