• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MËSUES PËR SHQIPËRINË”/ Ministrja Kushi: Ja cilët janë risitë e këtij viti
Home
Politikë

“MËSUES PËR SHQIPËRINË”/ Ministrja Kushi: Ja cilët janë risitë e këtij viti

21 June, 2021 s.autor Politikë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi nëpërmjet një video-mesazhi ka lajmëruar të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit, mund të aplikojnë në portalin “Mësues Për Shqipërinë” deri në datën 30 qershor 2021.

Znj. Kushi ka lajmëruar edhe disa risi që vijnë këtë vit nëpërmjet Udhëzimit të ri nr. 12, në lidhje me procedurat e emërimit të mësuesve. Këto ndryshime dhe risi vijnë si përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme.

“Së pari, përveç kandidatëve të rinj, në portal mund të marrin pjesë edhe mësuesit që janë në sistem, për të patur mundësi për lëvizje paralele jo vetëm në fund të vitit, por për të konkurruar edhe për vendet e lira që krijohen gjatë vitit, pra duke i shfrytëzuar të dyja fazat e konkurrimit, edhe me dosje, edhe me testim. Gjithsesi, pavarësisht rezultatit në testim, mësuesi ka të drejte të ruajë vendin e tij aktual të punës”- nënvizon Znj. Kushi në video-mesazh.

“Së dyti, si rezultat i kërkesës së vazhdueshme të sindikatave, ne kemi përfshirë në vlerësim edhe vjetërsinë e punës në mësimdhënie, si pjesë e dosjes, edhe për lëvizjen paralele në fund të vitit, edhe për aplikantët në portal, duke i dhënë kështu më shumë peshë eksperiencës dhe kontributit tuaj” – shton ajo.

Për vlerësimin e mësuesve të sistemit parashkollor që aplikojnë në portal, janë parashikuar që të ngrihen në zyrat arsimore komisione të përbashkëta me njësitë e vetëqeverisjes vendore, për të patur akoma më shumë transparencë në këtë proces. Udhëzimi ofron mundësi punësimi në arsimin bazë edhe për specialistët e arteve nëse nuk do te ketë mësues në portal për këto lëndë.

Duke theksuar se vlerësimi i portalit bazohet pa dyshim në meritokraci dhe transparencë, Ministrja Kushi bën thirrje që të aplikojnë në Portalin “Mësues për Shqipërinë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JE I PAZËVËNDËSUESHËM..."/ 3 muaj pa të atin, këngëtari i njohur prek me dedikimin e ndjerë
Previous article HISTORIA TRONDITËSE/ 35-vjeçarja: Burri më dhunoi 6 muajshe shtatzënë, tentova abortin, por…

s.autor

Postime të ngjashme

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

RAMA MBLEDH TË ENJTEN GRUPIN E PS NË PALLATIN E "BRIGADAVE"/ Në fokus sërish “Besa” Politikë

RAMA MBLEDH TË ENJTEN GRUPIN E PS NË PALLATIN E "BRIGADAVE"/ Në fokus sërish “Besa”

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT