• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Detaje/ Autoriteti të Mbikëqyrjes Financiare miraton shumën e kompensimit të dëmtimit nga aksidentet
Home
Sociale

Detaje/ Autoriteti të Mbikëqyrjes Financiare miraton shumën e kompensimit të dëmtimit nga aksidentet

9 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) në mbledhjen e datës 28 dhjetor 2017, mori një vendim mbi Fondin e Kompensimit për vitin 2018.

Ky vendim i Bordit të Autoritetit vjen në funksion të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve dhe i jep zgjidhje një problematike të mbartur nga viti 2001 me pagesat e prapambetura me Fondin e Kompensimit. Këto dëme i përkasin aksidenteve të shkaktuara nga makina të pasiguruara ose të paidentifikuara.

Njoftimi i plote

Sipas vlerësimeve masa e Fondit të Kompensimit për detyrimet e mbartura dhe që do të lindin për vitin 2018 vlerësohet rreth 1.8 miliardë lekë, e ndarë:

25 miliardë lekë për ngjarjet nga viti 2001 deri 31.12.2013 ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë;
418 milion lekë për ngjarjet nga viti 2014 deri në 31.12.2017 ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë, dhe
jo më pak se 150 milionë lekë për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë vitit 2018.
Bordi i AMF-së urdhëron Byronë Shqiptare të Sigurimit që të ndjekë procedurën e shlyerjes së menjëhershme të detyrimeve të papaguara të praktikave të dëmeve objekt i Fondit të Kompensimit, për të cilat ka përfunduar procesi i trajtimit (përmbarimore, me vendim gjykate të formës së prerë dhe të miratuara, por të papaguara) në vlerën totale 923 354 758 lekë për ngjarjet e sigurimit nga data 01.01.2001 deri në 31.12.2017.

Njëkohësisht, për të mos krijuar borxh të ri, Bordi i AMF-së vendosi krijimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2018, minimalisht në masën 895 203 094 lekë, i ndarë:

745 203 094 lekë për shlyerjen e detyrimeve për ngjarjet nga 1 janar 2001 deri në 31 dhjetor 2017 (që janë në proces trajtimi apo procese gjyqësore, pa vendim të formës së prerë) dhe
jo më pak se 150 milion lekë për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë vitit 2018.
Vendimi bën të mundur që çdo qytetar që gjatë vitit 2018 fiton një vendim të formës së prerë nga gjykatat ose i miratohet nga shoqëritë e sigurimit, do të paguhet brenda vitit 2018.

Autoriteti, ashtu si në shumë vendime të marra gjatë vitit 2017, do të vazhdojë të fokusohet tek mbrojtja e interesave të konsumatorëve dhe e konsideron shlyerjen e detyrimeve të Fondit të Kompensimit si një ndër prioritetet kryesore të veprimtarisë së tij gjatë vitit 2018, edhe pse këto detyrime kanë filluar të mbarten prej vitit 2001.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rezarta Shkurta uron Bora Zemanin: Gëzuar shalëgjata ime
Previous article Ylli i Barçës zgjedh Interin, por vendimi i mbetet katalanasve

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT