Pas një periudhe të vështirë nga COVID-19 Shqipëria duket se ka kaluar situaten e veshtire, e cila sot qe flasim vijon me shifra pozitive.
Rastet aktive dhe numri i vdekjeve kanë rënë ndjeshëm dhe tashmë qytetaret mund të “shijojnë” lirinë e tyre.
Një tjetër lajm pozitiv për vendin tonë si zonë jeshile është edhe hapja e kufijve nga Gjermania dhe Greqia, ku qytetarët mund të lëvizin të lirshëm.
Me hapjen e kufijve dhe ardhjen e turistëve të huaj ekonomia shqiptare mund të pësojë edhe një rritje të ndjeshme në kraahësim me vitin tjetër ku gjithçka ishte e mbyllur.
Në një intervistë televizive Skënder Brataj tha se lajmi i heqjes së vendit tonë dhe i futjes në zonën jeshile nga vendet e BE-së, është një lajm pozitiv.Brataj tha se ndërkohë, janë ulur format e rëndë të koronavirusit dhe kjo ka ardhur si rezultat i vaksinimit dhe imunizimit të njerëzve në masë. (KLIKO)
Situata aktuale e COVID-19
Aktualisht në të gjithë vendin janë vetëm 124 raste aktive me koronavirus. Shkodra vijon të ketë numrin më të lartë të rasteve, me 42 të infektuar aktivë,e ndjekur nga Tirana me 35 dhe Durrësi me 12. Ndërsa në qarqet e tjera situata paraqitet e normalizuar që mund të regjistrojnë deri në 2 raste. Në trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.
Mbrëmjen e djeshme mbërritën në Rinas 50.000 doza vaksine coronavac, duke e çuar mbi 1 milionë numrin e vaksinave të ardhura në vend.
Vaksinimi po vijon intesivisht dita ditës ku dhe objektiviteti i tij, vaksinën e kanë marrë mbi 850 mijë qytetarë të ndarë sipas moshës së vaksinimit.
Gjithashtu përveçkategorive të tjera moshore janë vaksinuar edhe të burëgosurit në burgjet shqiptare, madje janë lehësuar dhe masat anti-COVID ku ata mund të kenë mundësi të takojnë edhe familjarët.
Alpenews.al

