Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji, ku janë përplasur 3 makina dhe kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Për njërin nga të plagosurit është dashur të ndërhyjë zjarrfikësja pasi ishte bllokuar në mjet. AI po udhëtonte me mjetin tip ‘Benz’ të zi, i cili është transportuar me urgjencë në spital ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Ndërkohë, i plagosuri tjetër po udhëtonte me automjetin tip ‘Audi’ që përfundoi në kanal, por fatmirësisht nuk mori plagë të rënda. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar nga ‘Benzi’.


