• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E CAROLINE/ Gazetarja shqiptare në Athinë: Na shokuan me tituj bombastik…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E CAROLINE/ Gazetarja shqiptare në Athinë: Na shokuan me tituj bombastik…

19 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja e “News24” dhe “BalkanWeb”, Ira Londo, raportoi nga Athina mbi ngjarjen që ka tronditur gjithë vendin fqinj, e më gjerë, vrasjen e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja tragjike ndodhi në maj, ku për javë me radhë në mediat greke u aludua se autorët ishin shqiptarë, nisur dhe nga dëshmia e bashkëshortit të viktimës se kishte dëgjuar të flitej shqip nga grabitësit. Por, pas zbardhjes së të vërtetës nga policia, rezultoi se autori ishte vetë bashkëshorti, i cili e kishte inskenuar krimin si grabitje.

Lidhur me këtë, gazetarja Londo tha se për 37 ditë me radhë në mediat greke kishte tituj e lajme bombastike për shqiptarët, që tërhoqën vëmendjen e gjithë Evropës. Kjo sipas saj, ishte shokuese për shqiptarët që jetonin në Greqi, të cilët prisnin kur do të “shpërthente” bomba dhe kur do të vinin ditët e turpit për ta.

“Ishte tepër shokuese ngjarja, mënyra si u vra e reja. Gradualisht, pas dëshmisë së pilotit se kishte dëgjuar të flitej shqip, dolën tituj bombastik. Vetë policia vuri shifrën e 30 mijë euro për informacion për autorët. Ne prisnim se kur do të ‘shpërthente’ bomba e kur do të vinin ditët e turpit. Por, policia dje tha se e ka kuptuar që në fillim se autor i krimit ishte vetë bashkëshorti dhe se nuk kishte grabitje. Për 37 ditë dolën me lajme bombastike, që tërhoqën vëmendjen e gjithë Evropës, kur policia kishte të dhëna se autorët nuk ishin shqiptarë. Pse duhet të publikoheshin tituj të vazhdueshëm e të kishte deklarata të jashtëzakonshme nga mjaft figura të rëndësishme të vendit? Jo vetëm politikanë, por edhe në rrjete sociale, kryetarja e prokurorëve postonte një pyetje “A e imagjinoni dot një grek të bëjë një krim të tillë?” Përgjigjja sot është “Po, e imagjinojmë”. Tani mediat greke janë pozicionuar hapur me titujt “Falje shqiptarëve”. Tani janë të detyruar të justifikohen ndaj komunitetit shqiptar”, tha gazetarja Londo, raporton “BalkanWeb”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME 62% TË VOTAVE PRO/ Konservatori iranian fitues i zgjedhjeve presidenciale në Iran
Previous article NGJARJA TRONDITËSE/ “Heshtja e vdekjes së dytë në shtëpinë e pilotit”, mediat greke nxjerrin detajet drithëruese

s.autor

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT