• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGJARJA QË TRONDITI GREQINË/ E mbyti në sy të foshnjes, arrestohet burri për vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare
Home
Jetë

NGJARJA QË TRONDITI GREQINË/ E mbyti në sy të foshnjes, arrestohet burri për vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare

17 June, 2021 F.autor Jetë

Zhvillime të bujshme vijnë nga vendi fqinj në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares Karolina disa javë më parë, e cila mbeti e vdekur gjatë grabitjes brenda banesës së saj nga persona të panjohur.

Policia e Athinës doli në një deklaratë për mediat pasditen e sotme, duke njoftuar se kanë prova të forta të besojnë se vrasësi i 20-vjeçares është pikërisht bashkëshorti i saj 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos, i cili është me profesion pilot. “Protothema”, duke iu referuar burimeve policore, raporton se ka informacione të mjaftueshme që dokumentojnë fajësinë e 32-vjeçarit. Ai është shoqëruar në polici dhe do të merret sërish në pyetje, por kësaj radhe duke i vënë përpara provat e reja që kanë siguruar hetuesit.

Në konferencën për shtyp me gazetarët, zyrtarët e Policisë së Athinës sqaruan se arrestimin e 32-vjeçarit e shtynë me një ditë për shkak se dje ishte përkujtimorja e Karolinës dhe bashkëshorti i saj kishte kërkuar leje që të merrte pjesë në ceremoni. Sot ai është ndaluar dhe arrestuar.

Zbardhja e ngjarjes që ka tronditur opinionin publik jo vetëm në Greqi por edhe në vende të tjera, për shkak se Karolina ishte me origjinë britanike, u bë përmes teknologjisë dhe telefonave të çiftit. Konkretisht, hetuesit grekë thanë se Karolina mbante në dorë një orë inteligjente natën e ngjarjes tragjike.

Me ndihmën e kësaj ore u provua koha e saktë e vdekjes së Karolinës, pasi aparati kishte regjistruar pulsin e 20-vjeçares. Deklarimet që kishte dhënë në polici momentet e para burri i 20-vjeçares për kohën e vdekjes së bashkëshortes nuk përshtaten me kohën që tregon ora inteligjente për pulsin që i rrihte Karolinës. Autoritetet kanë në dorë edhe një provë tjetër të rëndësishme.

Një kamera sigurie në shtëpinë e çiftit thuhet se ka regjistruar ekzaktësisht çfarë ndodhi atë natë, por karta e memories i është hequr në një kohë që nuk korrenspondon me mometin kur ndodh krimi. Gjithashtu, hetuesit thanë në konferencë se 32-vjeçari ka bërë deklarata kontradiktore që nuk përputhen me provat që ata kanë.

20-vjeçarja mbeti e vdekur gjatë grabitjes në banesën e saj. Ajo u gjet e pajetë pranë vajzës së saj 1-vjeçare. Karolina ishte mbytur nga grabitësit, sipas informacioneve të para të ngjarjes. Ndërsa piloti 32-vjeçar kishte dëshmuar se grabitësit nuk i lidhën atij sytë dhe gojën dhe kishte humbur ndjenjat.

Pasi ishte zgjuar, kishte parë të vdekur gruan e tij, ndërsa pranë trupit të pajetë të 20-vjeçares qëndronte vajza e tyre 1 vjeç. Por me provat e reja që kanë siguruar hetuesit, ngjarja ka marrë tërësisht rrjedhë tjetër. Nga një bashkëshort fatkeq, 32-vjeçari tani akuzohet për vrasjen e gruas së tij. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PD MË ZBOI SHËMTUAR"/ Rudina Hajdari flet për shpalljen “non grata” të Berishës: Raporti ynë me Amerikën nuk...
Previous article MBAHET PREMTIMI PËR ERIKSEN/ Shikoni si nderohet danezi në minutën e 10-të të sfidës Danimarkë-Belgjikë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT