Në kuadër të aksionit për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, policia e shtetit ka ushtruar kontrolle në gjithë territorin, ndërsa ka vendosur në pranga disa persona në Sarandë dhe Tepelenë.
Policia njofton se në Sarandë janë konstatuar katër objekte pa leje, ndërsa janë arrestuar në flagrancë tre persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
-Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasve F. B., 47 vjeç banues në Konispol dhe T. P., 44 vjeç, banues në Lushnjë (punëtorë), si dhe u procedua penalisht pronarja e objektit, shtetasja V. H., 37 vjeçe, banuese në Sarandë.


