• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19 NË SHQIPËRI/ Masat që hyjnë në fuqi sot dhe çfarë pritet më 1 korrik
Home
Ekskluzive

COVID-19 NË SHQIPËRI/ Masat që hyjnë në fuqi sot dhe çfarë pritet më 1 korrik

15 June, 2021 s.autor Aktualitet, Ekskluzive, Sociale

Tashmë prej shumë kohësh situata epidemiologjike nga COVID-19 në vendin tonë është përmirësuar, numri i rasteve dhe viktimave ka rënë ndjeshëm. Vaksinimi ka pasur rol kyç në përmirësimin e situatës.

Prej së hënës fasha e vaksinimit ka zbritur në 57 vjeç, ky grup qytetarësh ka mundësi që të aplikojë për vaksinën në portalin e-Albania.

Mbrëmë kanë mbërritur në Shqipëri 11,700 vaksina Pfizer , duke e çuar në 967,950 sasinë e vaksinave në vend.

Deri më tani janë 836 mijë vaksinime të kryera, por vetëm 332 mijë prej tyre kanë injektuar të dyja dozat.

Masat që hyjnë në fuqi sot dhe çfarë do ndodhë pas 1 korrikut:

Nga sot grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona behën 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik.

Duke filluar nga një korriku, ora policore shtyhet nga 24:00-06:00.  Ndërsa orari për  muzikën nuk ndryshon.

Sipas portokollit të ISHP do të lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozëve me kapacitete te reduktuara deri ne 30%, si dhe do lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar.

Me përmirësimin e situatës janë lehtësuar masat edhe për sezonin turistik.  Ditën e sotme janë hapur 29 qendrat shëndetësore verore që Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kishte njoftuar disa javë më parë. Do të jenë 170 mjekë dhe infermierë të mirëtrajnuar që do të ofrojnë shërbim për turistët gjatë sezonit veror.

Gjithashtu në këto qendra shëndetësore verore do të kryet dhe testi i shpejtë për COVID-19 për turistët që dyshohet të prekur nga ky virus.

Një tjetër lajm i mirë për vendin është mbërritja e charterave të para nga qytete të ndryshme si Varshava, Gdansk, Poznan. Sot mbërritë edhe 14 turistët e parë nga Polonia. Shqipëria është deklaruar si një vend COVID-free nga ana e qeverisë duke hapur dyert për të gjithë turistët që do të duan ta vizitojnë./ Alpenews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Trajneri i Hungarisë: Mund të isha shoferi ose kopshtari i Ronaldos
Previous article NGA GOLI NDAJ GJERMANISË TEK ARRATISJA NË FRANCË/ Rrëfimi special i ish-kapitenit të kombëtares Rudi Vata

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur... Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur...

AKSIDENT I FRIKSHËM NË DURRËS/ “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, dy vajza... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË DURRËS/ “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, dy vajza...

NIS PROTESTA E 24 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës Aktualitet

NIS PROTESTA E 24 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT