• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRRIMI/ Presidenti Biden para takimit me udhëheqësin rus: Nëse ai preferon të mos bashkëpunojë…
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRRIMI/ Presidenti Biden para takimit me udhëheqësin rus: Nëse ai preferon të mos bashkëpunojë…

15 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi pjesëmarrjen e tij të parë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s për t’i bërë thirrje Presidentit rus Vladimir Putin të heqë dorë nga aktet provokuese ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve. Udhëheqësit e NATO-s bashkuan zërat me Shtetet e Bashkuara duke e akuzuar zyrtarisht Moskën dhe Pekinin për veprime keqdashëse.

Zoti Biden, me një stemë të NATO-s në jakën e xhaketës, tha se në bisedimet e tij me aleatët para takimit të tij të mërkurën me udhëheqësin rus të mërkurën, të gjithë u shprehën në mbështetje të planeve të tij për t’i bërë presion udhëheqësit rus të ndalë sulmet kibernetike që e kanë origjinën në Rusi dhe vënë në shenjestër objekte dhe sisteme jetike për Perëndimin, si dhe të ndalë shtypjen e kundërshtarëve politikë dhe ndërhyrjet në zgjedhjet e vendeve të tjera.

“Do t’ia bëj të qartë Presidentit Putin se ka fusha ku mund të bashkëpunojmë, nëse ai është i gatshëm. Nëse ai preferon të mos bashkëpunojë, nëse vepron në të njëjtat forma si më parë lidhur me sulmet kibernetike dhe veprime të tjera, do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë,” tha presidenti.

Zoti Biden është në vazhdën e një vizite tetë ditëshe në Evropë në përpjekje për t’u siguruar se Perëndimi flet me një zë të vetëm përballë Rusisë dhe Kinës.

Udhëheqësit e NATO-s u përgjigjën duke dalë me një deklaratë që e cilëson Kinën një sfidë të vazhdueshme për sigurinë, e cila përpiqet të minojë rendin ndërkombëtar që bazohet tek rregullat.

Ata shprehën shqetësim lidhur me ato që i cilësuan si “politika presioni” nga ana e Kinës si dhe praktika jo transparente në përpjekjet për të modernizuar forcat e saj të armatosura si dhe në përhapjen e dezinformimit.

Aleatët gjithashtu dënuan aktivitetin provokues ushtarak të Rusisë dhe manovrat destabilizuese pranë kufijve të vendeve anëtare të NATO-s.

“Deri kur Rusia të dëshmojë se po respekton ligjin ndërkombëtar dhe përgjegjësitë e tij, nuk do të ketë kthim në marrëdhënie normale,” thanë ata.

Ndërkaq, komunikata e re e Brukselit deklaron se vendet e NATO-s “do të angazhohen me Kinën të nisur nga parimi për mbrojtjen e interesave të Aleancës”.

Para samitit të NATO-s, Presidenti Biden mori pjesë në takimin e G-7, ku arriti të bindë pjesëmarrësit të dalin me një komunikatë që denoncon punën e detyruar dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut nga Kina, përfshirë edhe persekutimin e ujgurëve dhe pakicave të tjera etnike.

Megjithatë, duket se aleatët nuk janë aq të gatshëm të dalin me deklarata të forta denoncuese ndaj Kinës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendimi i NATO-s për ta veçuar Kinën si kërcënim “nuk duhet tepruar” pasi Pekini, ashtu si Rusia, mbetet vend partner në një numër fushash. Kina është partnerja më e madhe tregtare e Gjermanisë, prandaj tha zonja Merkel “duhet gjetur balanca e duhur”.

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Aleancës të mos lejojë që Kina të bëhet temë shpërqëndruese nga probleme më kritike për NATO-n, ndër to lufta kundër terrorizmit dhe sfidat e sigurisë me Rusinë.

“Mendoj se ka shumë rëndësi të mos hapemi më shumë se duhet në përpjekjet tona dhe të mos tregojmë paragjykime në adresë të Kinës,” tha zoti Macron.

Të hënën, ambasada kineze në Britani nxori një deklaratë ku e cilëson komunikatën e G-7 “një ofezë e qëllimtë njollosëse ndaj Kinës, e cila në mënyrë arbitrare ndërhyn në punët e brendshme të Pekinit”.

Ndërkaq, aleatët e Shteteve të Bashkuara si në takimin e G-7, ashtu edhe në samitin e NATO-s kanë shprehur çlirim dhe entuziazëm për pozicionimin e Presidentit Joe Biden ndaj partneritetit transatlantik, një qëndrim që dallon dukshëm nga politika “Amerika e Para” që ndoqi pararendësi i tij, Donald Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KURTI-VUÇIQ NË BRUKSEL/ Një takim me shumë të panjohura
Previous article U VRA DHE U HODH NË REZERVUAR/ Zbulohen lëvizjet e 25-vjeçarit me autorët e krimit, u takuan në Elbasan dhe qëndruan...

s.autor

Postime të ngjashme

HISTORIKE NË MAROK/ Mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë Botë

HISTORIKE NË MAROK/ Mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës Botë

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar) Botë

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT