• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VRA DHE U HODH NË REZERVUAR/ Zbulohen lëvizjet e 25-vjeçarit me autorët e krimit, u takuan në Elbasan dhe qëndruan…
Home
Breaking News

U VRA DHE U HODH NË REZERVUAR/ Zbulohen lëvizjet e 25-vjeçarit me autorët e krimit, u takuan në Elbasan dhe qëndruan…

15 June, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dalin të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj. Burime zyrtare pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë bëjnë me dije se viktima, i shoqëruar nga Lulëzim Spahia, person i shpallur në kërkim tashmë, dhe një person tjetër i moshuar i paidentifikuar nga ana e policisë, në datat 25, 26 dhe 27 maj janë strehuar në një prej hoteleve në periferi të qytetit të Korçës.

Policia ka shkuar te hoteli, pasi në xhepin e pantallonave të viktimës janë gjetur kartëvizitat e hotelit në fjalë. Nga ana tjetër, burimet e prokurorisë bëjnë me dije se Lulëzim Spahia në datë 21.5.2021 është shpallur në kërkim nga gjykata e Durrësit, si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Po të njëjtat burime thonë se në datën 24 maj, viktima Fridman Xhaferraj dhe i shpalluri në kërkim Lulëzim Spahia, janë takuar fillimisht në Elbasan e më pas kanë udhëtuar drejt qytetit të Korçës, ku kanë qëndruar së bashku për katër ditë. Së bashku me Xhaferrajn dhe Spahian, në hotel me ta, ka qëndruar edhe shtetasi me iniciale K.B, i dyshuar edhe ky nga policia për veprën penale të vrasjes me dashje.

Pas datës 27 policia për momentin nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjet apo lëvizjet e viktimës dhe dy të njohurve të tij, tashmë në pozicionin e të dyshuarve. Viktima Fridman Xhaferraj është gjetur nga një banor i zonës, i mbytur në rezervuarin e Gjançit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRRIMI/ Presidenti Biden para takimit me udhëheqësin rus: Nëse ai preferon të mos bashkëpunojë...
Previous article PUBLIKON PAMJET/ Manastirliu jep LAJMIN: Hapen sot 29 qendrat shëndetësore verore. Test...

s.autor

Postime të ngjashme

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë Aktualitet

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda Aktualitet

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon Aktualitet

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT