• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RRALLË/ Njerëzit mund të riprodhohen më shpejt në Mars pas zbulimit të ri për spermën
Home
Teknologji

E RRALLË/ Njerëzit mund të riprodhohen më shpejt në Mars pas zbulimit të ri për spermën

14 June, 2021 F.autor Teknologji

Me sa duket nuk është fare nevoja për të zbuluar jetë aliene ne planetin Mars, pasi popullata mund të plotësojë shifrat e kërkuara vetëm me njerëz, sipas një zbulimi të ri.

Shkencëtarët thonë së fundmi se kanë zbuluar se sperma mund të mbijetojë për qindra vjet në Mars, që do të thotë se njerëzit do të riprodhohen me shpejtësi në planetin e Kuq në të ardhmen.

“Këto zbulime janë thelbësore që njerëzimi të avancojë në epokën e hapësirës ku jetojmë tashmë”, tha autori Sayaka Wakayama, i universitetit japonez të Yamanashi.

Në studimin e publikuar në fundjavë u tha se nuk ishin kryer testime të tipit të aktivitetit seksual në Mars, por ishin studiuar efektet e radiacionit në mostrat e spermës së kavieve, të cilat ishin ngrirë dhe depozituar në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor prej gjashtë vitesh.

Më herët ekspertët besonin se radiacioni hapësinor shkatërronte spermën, duke bërë shumimin të pamundur, madje duke shkaktuar kancer.

Por analizat e reja tregonin se lëngu riprodhues i brejtësve qëndronte 100% i shëndetshëm në stuhitë diellore, me një fertilitet të paprekur nga bombardimi me rreze X.

“Shumë pasardhës gjenetikisht normalë u arritën të përftoheshin,” tha Wakayama, grupi i të cilit llogariste se sperma e ngrirë dhe e tharë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor mund të rronte për afro 200 vjet.

Zbulimet mund të rezultojnë në një hap madhor në objektivin e jetës inter-planetare, shkruan Science Times.

“Kur të vijë koha për të emigruaar në planetë të tjerë, ne do të duhet të ruajmë diversitetin e burimeve gjenetike, jo vetëm për njerëzit por dhe për kafshët e shtëpisë dhe ato bujqësore”, shkruan Wakayama.

Sperma nuk ishte i vetmi objekt që i mbijeton vakumit të hapësirës për periudha të gjata.

Tardigrade-t, gjallesat e mikroskopike të njohura ndryshe si  “arinjtë e ujit” raportohet se mund të jetojnë 30 vjet pa ujë e ushqim, në temperatura mbi 200 gradë C, duke bërë studiuesit të mendojnë se ato mund të mbijetojnë edhe në planete të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NË PD/ Ironia e Astrit Patozit: Në Shqipëri të gjithë fitojnë pastër...
Previous article ZBULON PRAPASKENAT/ Paolillo: Ibra s’ishte një vjedhje, ne ndihmuam Juventus-in. Zhang? Po rrezikon shumë...

F.autor

Postime të ngjashme

MESAZHET QË NUK LËNË GJURMË/ WhatsApp po teston funksionin e ri Teknologji

MESAZHET QË NUK LËNË GJURMË/ WhatsApp po teston funksionin e ri

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes Teknologji

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën Teknologji

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT