• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA MARRËVESHJE ME SHBA PËR RRJETIN 5G/ Yuri Kim: Partneriteti ynë po forcohet
Home
Politikë

SHQIPËRIA MARRËVESHJE ME SHBA PËR RRJETIN 5G/ Yuri Kim: Partneriteti ynë po forcohet

14 June, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Marrëveshja e firmosur ditën e djeshme për rrjetin 5G mes Kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, është përshëndetur edhe nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Teksa postoi një foto të Ramës dhe Bliken pas marrëveshjes, Kim shkruan se ky takim riafirmoi bashkëpunimin e SHBA dhe Shqipërisë në të gjitha fushat, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit.

“Në takimin e tyre sot, Sekretari i Shtetit Blinken dhe Edi Rama riafirmuan bashkëpunimin dy palësh në të gjithë bordin, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit. Ne gjithashtu presim ecurinë e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara. Siç tha Blinken, ‘partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet”, shkruan Kim

Ditën e djeshme në Bruksel, Rama zhvilloi takim me Blinken, që në fund u përmbyll me firmosjen e marrëveshjes për koordinimin e teknologjisë 5G mes SHBA dhe Shqipërisë. Shqipëria gjithmonë ka qenë e palëkundur në krah të SHBA sa i përket teknologjisë 5G. SHBA-ja në të gjithë Europën ka bërë një fushatë kundër teknologjisë kineze në fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huawei, pasi sipas saj lejon përgjimin dhe vjedh të dhënat.

Edhe nga ambasada amerikane në Tiranë shpesh është lavdëruar vendi ynë për faktin se është i palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, referuar Rusisë apo Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje.

Rrjeti i komunikimit 5G është më i shpejtë, me më pak vonesa dhe funksionon në më shumë pajisje, por nga ana tjetër paraqet rrezik për sigurinë. Kompanitë e internetit tashmë kanë filluar shpërndarjen nëpër botë të ofertave për gjeneratën 5G të internetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I TREFISHTË NË AKSIN FUSHË KRUJË-TAPIZË/ 4 të lënduar mes tyre edhe dy foshnje. Arrestohet 32-vjeçari
Previous article NGA STRESI TEK ZEMËRIMI/ Arsyet përse njerëzit bëhen më gjaknxehtë kur ngrohet koha

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA KRYEMINISTRISË/ Policia përplaset me protestuesit, tenton t’i largojë duke i shtyrë Aktualitet

TENSIONE PARA KRYEMINISTRISË/ Policia përplaset me protestuesit, tenton t’i largojë duke i shtyrë

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici Politikë

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici

U ARRESTUA NË DUBAI/ Policia jep detaje: Si blinte Nexhmedin Danaj sasi të konsiderueshme droge me transferta digjitale Aktualitet

U ARRESTUA NË DUBAI/ Policia jep detaje: Si blinte Nexhmedin Danaj sasi të konsiderueshme droge me transferta digjitale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT