Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha sot se SHBA-të kanë ende punë të mira për të bërë në Shqipëri. Deklarata erdhi pasi Blinken falenderoi Ramën për stërvitjen ‘Defender Europe 2021’, ndërsa takimi u zhvilluar në Bruksel.
Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama falenderoi Shtetet e Bashkuara për kontributet dhe punën e bërë.
Ata nënshkruan së bashku marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G. Rama ka komentuar në FB se takimi ishte shumë miqësor e i dobishëm.


