• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRITOLI ME DRON NË BIZNESIN E LEFTER KOKËS/ Eksperti: Të huajt në alarm për ne. Në rrezik…
Home
Aktualitet
Kronikë

TRITOLI ME DRON NË BIZNESIN E LEFTER KOKËS/ Eksperti: Të huajt në alarm për ne. Në rrezik…

12 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Biznesi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, u sulmua me një metodë të padëgjuar më parë në Shqipëri, sasi tritoli e lëshuar nga ajri. Autorët përdorën dron të mbushur me eksplozivë, mbi tarracën e godinës 3-katëshe, por për profesorin e kriminalistikës, Ervin Karamuça nuk është befasi.

“Kanë qenë të pritshme. Agjencitë ligjzbatuese të huaja kanë kohë që kanë vënë alarmin për Shqipërinë, për organizimin shumë të strukturuar të grupeve kriminale, qoftë në aspektin financiar ato janë fuqizuar shumë, por edhe në një element të ri, që është rritja e kapaciteteve profesionale të tyre. Do të thotë se ata janë të aftë të përdorin dron, mina me telekomandë, të përdorin të gjithë atë lloj teknologjie, e cila është shumë e shtrenjtë. Është e shtrenjtë sepse nuk lë gjurmë”, shprehet profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuça.

A janë të gatshme autoritetet tona policore të provojnë dhe gjejnë autorët e këtyre atentateve të sofistikuara?

“Policia jonë nuk është gati për të provuar të tilla atentate, pra për t’i provuar dhe gjetur autorët sepse mjetet që janë në përdorim janë teknikisht të pagjurmueshme. Kjo ka sjell një sfidë të madhe, një sfidë të re. shprehet profesori Karamuça.

Për Karamuçën, kjo mënyrë e sofistikuar mund të jetë një rrezik për sigurinë kombëtare në vazhdim.

“Mund të përdoren edhe në sulmet ndaj institucioneve publike, autoriteteve të caktuara, ndaj drejtuesve të këtyre institucioneve. Pse jo, edhe gjykatave, të cilat po përballen përditë me krimin, SPAK-un, BKH-në, etj.”, shton Karamuça.

Rastet e para të atentateve me dronë e kanë gjenezën në konfliktin Izrael-Palestinë.

“Droni është futur këtë dhjetë vjeçarin e fundit, madje ka pasur më shumë tentative nga grupet fundamentalist islamike për t’i përdorur. Kanë filluar fillimisht midis zonave të konfliktit midis Izraelit dhe Pelestinës, me anë të dronit dhe pastaj ka pasur disa tentative edhe në Francë”, përfundon profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuça.

Karamuça mendon se njëfarë parandalimi për përdorimin e dronëve dhe rreziqeve prej tyre duhet të filloj me disa lloje, të cilët duhet të regjistrohen. Bëhet fjalë për lloje që janë të fuqishëm dhe komandohen në distanca të mëdha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THUR ELOZHE PËR KOMBËTAREN E LUIS ENRIQUE/ Legjenda Xavi: Spanja ka ekip cilësor dhe...
Previous article ANALIZA/ Një rrezik i madh, ushtria amerikane fokusohet te Kina

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT