• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RRALLË/ Atentat me “dron-tritol”, sulmohet biznesi kantinë vere i Lefter Kokës në Durrës. Ja kush u ARRESTUA
Home
Breaking News

E RRALLË/ Atentat me “dron-tritol”, sulmohet biznesi kantinë vere i Lefter Kokës në Durrës. Ja kush u ARRESTUA

11 June, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy ditë më parë, biznesi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, është sulmuar me një metodë të padëgjuar më parë në Shqipëri, tritol me dron.

Report Tv mëson ekskluzivisht se objektiv i sulmit ishte kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti” në Durrës, në të cilën aksioner është edhe Lefter Koka.

Autorët kanë përdorur një dron të mbushur me ekskplozivë, i cili ka shpërthyer duke u lëshuar nga droni, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Për ngjarjen, policia e Shtetit ka arrestuar një të dyshuar, Gentian. M ndaj të cilit Gjykata e Durrësit këtë të premte ka vendosur masën e sigurisë të “arrestit me burg”.

Sipas policisë shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është konflikti tregtar për markën e verës, ndërsa i dyshuari tashmë ndodhet në pranga.

Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se Gentian.M 44 vjec ka vendosur tritol në biznesin ku administrator është Jurgen Dashi. Kjo kompani është krijuar në vitin 1995 me markën Kantina e pijeve “Gjergj Kastriot Skëndërbeu”, ndërsa ish ministri Koka, gëzon 88.19 % të aksioneve në këtë shoqëri.

Mekanizmi i shpërthimit ka vënë në lëvizje strukturat e antiterrorit në Policinë e Shtetit, ndërsa rezulton se për herë të parë është dokumentuar një skenar i tillë.

Në pranga ka rënë edhe një person tjetër i dyshuar me inicialet A.M por ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje” pasi akuzohet për shkelje të të drejtave të pronësisë industriale dhe veprime në kundërshtim të gjykatës.

Në momentin e arrestimit të Gentian.M policia ka sekuestruar edhe një armë pistoletë kjo që shihni në foto ku sipas bluve kishte 7 fishekë luftarakë. Ai është nën akuzë për shkatërrim të pronës me eksploziv, kanosje, mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI ME KURTIN/ Vetëvendosja sulmon Ramën: S’ishte përqafim vëllazëror por prej boksieri...
Previous article U AKUZUA PËR PEDOFILI DHE U DËBUA NGA SHQIPËRIA/ Anglezi bën kërkesën e pazakontë në Gjykatën e Tiranës

F.autor

Postime të ngjashme

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro Aktualitet

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara Aktualitet

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT