• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BOLL FITOVE KAQ SHUMË O BUKUROSH”/ Demokratët tallen me Bashën: Hap krahun… (FOTOT)
Home
Politikë

“BOLL FITOVE KAQ SHUMË O BUKUROSH”/ Demokratët tallen me Bashën: Hap krahun… (FOTOT)

10 June, 2021 s.autor Politikë

Të dielën, në 13 qershor Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet për kryetar, ku në garë janë katër kandidatë, Edith Harxhi, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe vetë kreu në detyrë Lulzim Basha.

Ky i fundit, edhe pas disa humbjesh nuk jep dorëheqjen si kryetar i PD, por vijon të mbajë karrigen dhe garon për tu rizgjedhur, ndërkohë që është në detyrën e kryetarit.

Së fundi, në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Basha kërkon që të dielën demokratët ta votojnë, sipas tij që të vijojë betejën kundër regjimit Rama-Doshi dhe luftën për ndryshim.

“Këtë të dielë do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi. Do zgjedhim të vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën që na kanë dhënë njerëzit. Do zgjedhim të vazhdojmë të luftojmë për ndryshimin, për demokracinë, për Shqipërinë!”-shkruan Basha.

Por, pas këtij postimi, ndjekësit e tij në rrjetet sociale kanë shpërthyer në komente, duke e ironizuar për humbjet e njëpasnjëshme, por edhe duke e akuzuar Bashën si ortak të Ramës.

Një qytetar ironizon Bashën, ndërsa shkruan “Gjithë ato herë ke fituar. Fito edhe këtë herë. Dhe pastaj mjaft më.
Hap krahun dhe leja Ramës të fitojë njëherë mor bur!”

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan që pas kaq shumë humbjesh, Basha duhet të largohet.

“Nuk kam asgjë personale me Bashen por më çuditë fakti që nuk i shkon mendja të tërhiqet pas kaq humbjesh radhazi. Ku jetojnë ato që duan që ky te drejtojë partinë më të madhe “opozitare” ende! Rizgjedhja e tij do të ishte njëlloj si me zgjedh një humbje të re!”-shkruan qytetari.

Gjithashtu një qytetar shkruan “Vazhdo të bësh zgjedhje si këto se gjithmon ” për pak vota ” do fitosh dhe gjithmonë për vjedhje votash do u ankohesh zgjedhësve të tu”.

“Basha është socialist i betuar sepse ia lë Ramës fitoren gjithmonë. Sa bëhen votimet del e thotë përralla me sy hapur”.-shkruan një komentues.

Më tej një qytetar shkruan “Me Bashën kryetar, Rama i sigurtë në pushtet. Me Bashen as opozitë nuk ka, jo ma pushtet, të jeni të sigurtë” Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve:(CNA.al)

     

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIM NË VLORË/ I vihet tritoli një objekti në ndërtim, policia jep detaje
Previous article "MAMI KAM FRIKË..."/ Nëna var vajzën nga ballkoni si ndëshkim, 3 vjecarja bie e ndërron jetë (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen Politikë

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë Politikë

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me... Breaking News

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT