Një burrë do hetohet në gjendje të lirë pas kallëzimit nga një familje në Tiranë, të cilët pretendojnë se ai u ka ngacmuar vajzën e tyre të mitur.
Policia e Tiranës bën me dije se Prokuroria ka çelur dosjen në ngarkim të një 55-vjeJari, i cili dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një vajzsë të vogël.
“Më datë 07.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin N. T., 55 vjeç, sepse në Shishtufinë dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur”.
Ndërkohë, Policia e Vlorës njoftoi se në Himarë, një 50-vjeçar gjithashtu është denoncuar se ka kryer veprime të turpshme me një djalë të mitur.
“Nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë u procedua penalisht shtetasi A. M., 50 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetas i mitur 15 vjeç, se ka kryer veprime të turpshme kundrejt tij”.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.


