Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Mexhit Picarin dhe vajzen e tij, Dhurata Saliajn, ne lidhje me vrasjen e Kudret Saliajt.
Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën ndodhi më 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.
Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur avokati i viktimës, Adriatik Cama, ndërsa çifti ishte në proces divorci.
“Jam i tronditur thellë. Nuk e di se si erdha në këtë pikë. Vajza ime nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Në një moment të dytë do të flas për këtë ngjarje.”, tha Picari në Gjykatë.
Një ditë para ngjarjes, Mexhit Picari me avokatin dhe Kudret Saliaj me avokatin kanë shkuar në banesën e çiftit që Dhurata të merrte sendet e saj, por nuk ia kanë dhënë. Avokati pretendon se ka pasur kërcënime e fyerje.


