Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Librazhd, ku Qemal Bici mësohet se e ka qëlluar pas koke më sëpatë bashkëshorten e tij në dhomën e gjumit duke e lënë të vdekur. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes çiftit. më pas 59-vjeçari ka dalë nga banesa dhe në pjesën e pasme të saj është vetëvarur në një pemë.


