Një kongresmenen me emrin Lee Zeldin, ka pyetur pyetje sekretarin e Shtetit Antony Blinken mbi caktimin e Sali Berishës si person non grata nga SHBA dhe kërkoi fakte që Blinken ka mbi korrupsionin e Berishës.
Blinken është përgjigjur që faktet janë të qarta dhe nëse kongresmeni kërkon të informohet, duhet ta bëjë këtë në rrugë zyrtare, jo në media.
(Në videon më poshtë shihni në minutën 1.36.00)
LEE ZELDIN: Keni njoftuar për sanksione ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha. Çfarë informacionesh mund të ndani për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?
ANTONY BLINKEN: Faleminderit, ne vijojmë të shohim përtej kufijve dhe ata të përfshirë në korrupsion që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë. Në këtë çështje procesi u zhvillua normalisht.
LEE ZELDIN: A ka ndonjë informacion specifik që mund të ndani me Komisionin këtë radhë?
ANTONY BLINKEN: S’kam çfarë të ndaj me ju tani, por do të doja që mund ta ndajmë me ju dhe me këdo që është i interesuar.
LEE ZELDIN: Kam bërë disa kërkime për përfshirje korruptive të tij dhe s’mund të gjeja asjgë.
ANTONY BLINKEN: E para, ejani në Zyrën e Legjislacionit, përpara se të dalë në medie, në mënyrë që të sigurosh informacion dhe, e dyta, eja në Zyrën e Zëdhënësit për Çështje Publike dhe ne do tentojmë që t’iu sigurojmë informacion në përputhshmëri me obligimet tona.


