• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHEMBJA E NDËRTIMEVE NË BREGDET/ Ndreu: Inertet do pastrohen nga pronarët e objekteve pa leje
Home
Politikë

SHEMBJA E NDËRTIMEVE NË BREGDET/ Ndreu: Inertet do pastrohen nga pronarët e objekteve pa leje

7 June, 2021 s.autor Politikë

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu deklaroi në ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi se inertet që mbeten pas nga shembja e ndërtimeve pa leje do të pastrohen nga pronarët e këtyre godinave si “faturë shpagimi” për shkeljen e bërë. Ndreu deklaroi se prishjet duhet të bëhen në çdo kohë kur konstatohen dhe jo vetëm në sezon veror.

“Ne kemi prishur mbi 30 objekte vjet si bashki. Jam kundër prishjeve në çdo kohë që të konstatohen, Jam kundër ndërtimeve të paligjshme. Ne kemi bërë ndërhyrje me policinë e Shtetit. Kostoja e pastrimit do jetë e atyre që e kanë bërë ndërtimin. Heqja e inerteve do bëhet nga personat që kanë bërë ndërtimet pa leje. Ata që kanë bërë dëmin do paguajnë dhe koston. Bashkia ka ndërhyrë në të gjitha rastet dhe vazhdon të ndërhyjë. Problemet shtrohet te kapacitetet. Ky është një aksion i organizuar ku të gjithë marrin pjesë”, deklaroi Ndreu.

Ai tha se këtë vit pritet një sezon me numër më të madh turistësh se vitin e kaluar për shkak të rënies së shifrave të infektimeve me COVID.

“Ne jemi në një farë ankthi për të realizuar një sezon ndryshe. Vjet për shkak të pandemisë sezoni nuk ishte në nivelin e kërkuar. Frekuentimi nuk ishte aty ku duhet pasi kishim në turizëm patriotik. Sivjet supozohet se do ketë shumë të ardhur. Ka shumë emigrant dhe të huaj që kanë prenotuar. Besoj se do jetë një sezon i kënaqshëm,. Duke pasur parasysh situatën e pandemisë që është në shifra të ulëta, Bashkia ka marrë masa të forta. Territori i Shëngjinit është tejet i pasur”, tha ai.

Ai u pyet edhe në lidhje me shkeljen e protokollit anti-COVID gjatë festivalit UNUM.

“Nuk është shkelur asnjë rregull. Ka qenë në nivel perfekt gjithçka., Ka ardhur koha të hapet turizmi ku e gjithë hoteleria e Shëngjinit ka qenë e mbushur me turistë të huaj nga shumë shtete të Europës. Ka qenë një event që ka ardhur koha të avancojë. Ka pasur ndërhyrje. Është ndërhyrë për të shpërndarë dhe janë shpërndarë. Në dijeninë time nuk ka pasur grumbullime por ka qenë të gjithë të shpërndarë”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VËLLAI IM I MADH..."/ Joni i bën dedikimin e veçantë Ardit Gjebreas për ditëlindje
Previous article PROCESI I BERLINIT/ Maas do të drejtojë konferencën e minsitrave të jashtëm

s.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT