• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI I JURISTËVE NË DIASPORË/ Majko bën thirrjen: I rëndësishëm angazhimi i përbashkët për Shqipërinë
Home
Politikë

TAKIMI I JURISTËVE NË DIASPORË/ Majko bën thirrjen: I rëndësishëm angazhimi i përbashkët për Shqipërinë

7 June, 2021 s.autor Politikë

Ka nisur këtë të hënë Takimi i Juristëve në Diasporë, ku bëhet prezantimi i rrjetit të profesionistëve, angazhimi i profesionistëve në fushën e drejtësisë në Diasporë dhe ndërveprimi i tyre me juristët në Shqipëri është një ndër qëllimet kryesore të këtij eventi.

Gjatë fjalës së tij në këtë event, ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko tha se ky takim duhet parë si një mekanizëm që lidh të dyja palët, juristët jashtë vendit dhe ata në Shqipëri për një angazhim të përbashkët.

“Ky takim i sotëm nuk duhet parë si një koncept ‘le të flasim për jurisprudencën’, po si një mekainzëm që do të lidhë të dyja palët për një aganzhim të përbashkët. Ne e kemi shumë të vështirë të kuptojmë mekanizmat ose reflektime që duhet të vijnë nga protagonistët e fushës dhe besoj që “mësimdhënie” më të mirë për angazhimin e juristëve jashtë vendit në funksion dhe të interesave të drejtësië në Shqipëri mund ta japin vetëm juristët vet. Në këtë këndvështrim shpreh angazhimin maksimal lidhur me interesimin. Jo pa qëllim e nisa duke thënë se e ka të nevojshme shteti këtë komunikim me ju. Nuk dëshiroj ta merrni si një fjalor diplomatik. Mendoj se jemi ende në fillimet e një legjislacioni të ri që e kemi nisur nga zero”, tha  Majko gjatë fjalës së tij.

Ministri Majko duke folur për rëndësinë e juristëve shqiptarë jashtë vendit tha se fjala e tyre ka nevojë për angazhim më të specifikuar kur bëhet fjalë2 për të drejtën e votës, marrëveshjet bilaterale që janë të lidhura me interesin e komuniteteve shqiptare jashtë vendit siç janë marrëveshjet e pensioneve.

“Ajo që dëshiroj të nënvizoj është fakti që aktualisht zëri dhe fjala e juristëve ka nevojë për angazhim të specifikuar pasi bëhet fjalë për angazhim që nuk është thjesht retorikë po për çështjen e angazhimit për të drejtën e votës, për një avokati të fortë përsa i përket marrëveshjeve bilaterale që janë të lidhura me interesat e komuniteteve shqiptarë jashtë vendit siç janë marrëveshjet e pensioneve. Nuk po them se do të jeni protagonistë të mirëfilltë po ky dialog do të jetë nxitje për të reflektuar përballë njëri-tjetrit për ato që janë bërë apo nuk janë bërë për mirë. Pa diskutim angazhimi i përbashkët do të realizojë në vazhdim një koncept që do të jetë në interesin e përbashkët”, tha më tej Majko.

Ministri Majko bëri thirrje për juristët jashtë vendit që të përfshihen në organizmat e drejtësisë në Shqipëri, siç është dhe shkolla e Magjistraturës, pasi siç u shpreh ai i gjithë kapitali njerëzor që po investohet për të ardhmen e shqiptarëve duhet të investohet dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Takimi i juristëve në Diasporë, Majko bën thirrjen: Angazhim i përbashkët për Shqipërinë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RUSI/ Navalny kthehet nga dhoma e spitalit në dhomën e tij të burgut
Previous article ZYRTARE/ Myrto Uzuni do të drejtohet nga ish-trajneri i Dortmundit

s.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT